Një herë, diku ishte një fermer që shiste rregullisht gjalpë te një bukëpjekës.

Një ditë, bukëpjekësi vendosi të peshonte gjalpin për të parë, nëse ai po merrte sasinë e saktë e gjalpit që kërkonte.

Kur ai e peshoi gjalpin vërejti se masa nuk ishte e saktë, kështu që ai e dërgoi fermerin në gjykatë.

Gjykatësi pyeti fermerin nëse ai përdor ndonjë masë për të peshuar gjalpin.

Fermeri iu përgjigj:

“Shkëlqesia juaj, unë jam një njeri i paditur. Unë nuk kam një enë të duhur matëse, por unë kam një peshore. “

Gjykatësi i tha:

” Atëherë si e peshoni gjalpin? “

Fermeri iu përgjigj;

” Shkëlqesia juaj, shumë kohë para se bukëpjekësi të blinte gjalpë prej meje, unë kisha blerë bukë gjithmonë te ai.

Çdo ditë, kur bukëpjekësi më sjell bukën, e vendos atë në peshore dhe i jap atij të njëjtën peshë në gjalpë.

Nëse dikush duhet fajësuar, ai është bukëpjekësi. “

Morali i tregimit:

Në jetë, ju merrni atë që jepni. Mos u mundoni të mashtroni të tjerët.

/ supershendeti.com