Ndonjëherë dita nis e ftohtë e ftohtë, serioze dhe gjithçka bëhet stresuese. Kjo është kur të gjithëve na pëlqen të ulemi, të lexojmë një histori qesharake dhe të mbetemi me një buzëqeshje të madhe në fytyrë… Nga supershendeti.com

Historia është për një gjyshe që thirret në gjykatë për të dëshmuar.

Por siç e dimë të gjithë, disa pyetje është mirë të mos bëhen kurrë, veçanërisht nëse jetoni në një qytet të vogël ku të gjithë i njohin të gjithë …

Supershendeti.com ju fton të lexoni historinë deri në fund për të zbuluar të vërtetën e një gjysheje të ulur në karrigen e dëshmitarit.

Mos harroni, e qeshura është ilaçi më i mirë!

 

– Në një sallë gjykate në një qytet të vogël në Nebraska, prokurori e thirri dëshmitarin e tij të parë, një gjyshe të moshuar, për t’u ulur në karrigen e dëshmitarit.

Ai eci deri te ajo dhe e pyeti:

“Zonja Williams, a e dini se kush jam unë?”

Ajo u përgjigj:

” Natyrisht që unë e di se kush jeni, z. Rawley. Ju kam njohur që kur keni qenë një djalë i vogël, dhe sinqerisht, ju jeni një zhgënjim i madh.

Ti gënjen, e tradhëton gruan tënde, manipulon njerëzit dhe flet prapa shpine për ta.

Ju mendoni se jeni njënjeri shumë i rëndësishëm, por nëse do të kishit vetëm gjysmën e trurit, do të kuptoni se nuk keni arritur asgjë tjetër përveçse një stilografi mediokër.

Oh, patjetër që e di se kush jeni ju tashmë. “

Prokurori kishte mbetur gojëhapur.

Nofulla e tij gati po binte në në dysheme.

I tronditur dhe duke kërkuar të shmangte vëmendjen, ai zgjati dorën me drejtim në skajin tjetër të dhomës dhe pyeti:

“Znj.  Williams … a e di kush është avokati juaj mbrojtës?”

Ajo u përgjigj:

” Natyrisht qëe di. Unë e kam njohur z. Carbuncle që kur ishte fëmijë.

Ai është një fanatik dembel i cili ka probleme me abuzimin ndaj alkoolit.

Ai nuk është në gjendje të mbajë një marrëdhënie normale me askënd, dhe është një nga avokatët më të këqij në qark.

Për më tepër, ai e tradhëtoi gruan e tij me tre gra të ndryshme, njëra nga të cilat ishte bashkëshortja juaj.

Po, e di saktësisht se kush është ai. “

Avokati mbrojtës dukej sikur do t’i binte një goditje në tru.

– Gjykatësi urdhëroi prokurorin dhe avokatin mbrojtës të afroheshin dhe ju pëshpëriti me një zë të ulët, por të çuditshëm:

“Nëse ndonjëri prej jush e pyet nëse e di se kush jam unë, atëherë unë do t’i vë prangat dhe do të mbetet në burg për tërë jetën ! ”

Kështu GJYKATESI, nga frika se gjyshja do të dinte edhe historitë e tij sekrete, e lëshoi pa e bezdisur kurrë më 🙂 🙂 🙂 /supershendeti.com