Një fjalë e thënë në momentin e duhur dhe në mënyrën e duhur, ngre lart shpirtin e dikujt.

Sot supershendeti.com ju frymëzon më 16 thënie plot mençuri nga njerëz që po lënë gjurmë në historinë e njerëzimit.

 

1. Një qiri i vetëm ndez mijëra qirinj të tjerë, por kjo nuk do të thotë se jeta e tij po shkurohet për këtë shkak. Lumturia kurrë nuk mbaron, kur ti e ndan atë.

Buda

 

2. Nëse doni ta mposhtni frikën, mos rrini në shtëpi duke menduar për të. Dilni dhe bëni ndonjë punë.

– Dale Carnegie

 

3. Jini të mirë sa herë që të jetë e mundur. Dhe gjithmonë është e mundur.

– Dalai Lama

 

4. Në jetë mund të kemi shumë humbje, por ne nuk duhet të mposhtemi.

Maya Angelou

 

5. Nëse nuk ju pëlqen rruga që po ecni, hapni vetë një rrugë tjetër.

– Dolly Parton

 

6. Jeta është një seri hapash si të foshnjave.

– Hoda Kotb

 

7. Çdo ditë nuk është një sukses. Çdo vit nuk është një sukses. Pra festoni çdo të mirë që keni në jetën tuaj.

– Reese Witherspoon

 

8. Ata që nuk besojnë në mrekulli, nuk do t’ju ndodhë kurrë një e tillë.

– Roald Dahl

 

9. Aventura më e madhe që mund të merrni është të jetoni jetën e ëndrrave tuaja.

– Oprah Winfrey

 

10. Përqafoni rrëmujën e lavdishme që keni brenda vetes.

– Elizabeth Gilbert

 

11. Nëse çdo gjë do të ishte e përsosur, nuk do të mësonit kurrë dhe nuk do të rritesh kurrë.

– Beyonce

 

12. T’i bësh gjërat mirë është shumë më ndryshe se sa të thuash që do t’i bëj mirë.

– Benjamin Franklin

 

13. Vini hënën nën shënjestër. Edhe në qoftë se nuk e qëllon atë, mund të godasësh një yll.

– W. Clement Stone

 

14. Më mirë do të përpiqesha të bëja diçka të madhe dhe të dështoja sesa të mos bëja asgjë dhe të kisha sukses.

– Robert H. Schuller

 

15. Ju kurrë nuk jeni shumë të moshuar për të vendosur një qëllim tjetër ose për të ëndërruar një ëndërr të re.

– Les Brown

 

16. Kur të arrini në fund të litarit tuaj, lidhni një nyjë që të mbaheni.

– Franklin D. Roosevelt/ Supershendeti.com