Mënyra më e shpejtë për të pregatitur një vakt të pasur me vlera yshqyese është të bësh një vezë: omëletë, të zier, sy, të skuqur shumë ose pak, pasi ke hapur vezën ti e hedh lëvozhgën e saj./ supershendeti.com

Vezët janë një ushqim i mbushur me proteina, kalcium dhe minerale që miliona njerëz në mbarë botën e konsumojnë çdo ditë.

Por, kush ka menduar ndonjëherë për vlerën e lëvozhgave të vezëve?

Pse duhet ta konsiderojnë atë vetëm si një kuti të pavlerë të një artikulli ushqimor, që duket i padobishëm pasi të copëtohet?

Askush nuk mund të fajësojë ju, sepse përfitimet e lëvozhgave të vezëve janë jashtëzakonisht të nënvlerësuara dhe për to nuk është folur.

Ekspertët e gazetës “Super Shëndeti”, si gjithnjë na befasojnë: Këtu janë disa mënyra të dobishme për të përdorur lëvozhgat e vezëve, në vend që t’i hidhni ato.

 

1. PREGATISNI SUPLEMENTE TË KALCIUMIT

Shumica e mjekëve rekomandojnë përdorimin e lëvozhgave të vezëve, për të përgatitur një shtojcë të kalciumit, për forcimin e eshtrave dhe parandalimin e çrregullimeve të lidhura me kockat.

Përveç kësaj, kjo është një alternativë më e lirë se sa ta blesh atë nga farmacia.

Pluhur i nxjerrë nga lëvozhgat e vezëve përmban një furnizim të pasur me kalcium natyral dhe elementë të tjerë si fluori dhe strontiumi që forcojnë eshtrat e njeriut dhe parandalojnë dhe trajtojnë osteoporozën.

Kalciumi i vezëve gjithashtu ka reduktuar me sukses përkeqësimin dhe dhimbjen e eshtrave dhe nxit densitetin dhe lëvizjen e eshtrave në pacientët me osteoporozë.

Kalciumi i lëvozhgave të vezës mund të zvogëlojë dhe të sigurojë lehtësim nga simptomat e sindromës premenstrual.

Ndiqni këto hapa për të bërë një shtojcë të domosdoshme të kalciumit, duke përdorur lëvozhgat e vezëve:

– Vloni lëvozhgat e 12 vezë në nxehtësi të lartë.

Sigurohuni që të ndani copëzat e thyera të lëvozhgave nga njëra-tjetra, ndërsa i vendosni në tenxhere me qëllim që të mos grumbullohen së bashku.

Zierja e lëvozhgave do t’i pastrojë ato tërësisht nga bakteret dhe substancat e tjera të padëshiruara.

Shtyni lëvozhgat poshtë në ujë me një lugë për t’u siguruar se janë zhytur tërësisht.

Pas 5 deri në 6 minuta, do të vini re formimin e një shkume mbi ujë.

Pas formimit të shkumës, lërini lëvozhgat të ziejnë edhe për 3 minuta.

Hiqeni enën nga nxehtësia, derdhni ujin dhe vendosni mënjanë lëvozhgat.

Shtroni ato në një tavë për pjekje dhe i futni në furrë në 90 gradë Celsius për 10 deri në 15 minuta për t’i tharë plotësisht.

Përndryshe, mund t’i thani ato në një mikrovalë për disa minuta.

Shtypni vezët me duar dhe pastaj i bluani në një mulli kafeje, ose në blender për disa minuta.

Dhe ja! Shtesa juaj e kalciumit tani është gati, një suplement tërësisht natyral.

– Konsumoni 1 lugë çaji nga pluhuri i kalciumit të lëvozhgave.

Ju mund ta tretni atë në gjysmë gotë me ujë ose lëng frutash të freskëta dheta pini.

Marrja e më shumë se një lugë çaji në ditë mund të irritojë stomakun e disa njerëzve.

Shënim: Sigurohuni që të përdorni lëvozhga nga vezët e fshatit.

 

2. BËNI PASTË DHËMBËSH TË RIMINERALIZUAR

Substanca e shkëlqyeshme, e ashpër që mbulon nga jashtë dhëmbët tuaj quhet smalt.

Ai përbëhet nga minerale dhe mbron dhëmbët nga dobësia dhe prishja.

Kur gërshetohen pijet me sheqer dhe kafeina ose ushqime të tjera, bakteret në gojën tuaj reagojnë me karbohidratet dhe sheqerin për të gjeneruar në acid, i cili gradualisht zhvesh smaltin dhe të gjitha mineralet thelbësore me të.

Një përzierje e bërë nga pluhuri i lëvozhgave të vezëve të pulës është i suksesshëm në rimineralizimin e smaltit të njerëzve që kanë pësuar lezione të dhëmbëve.

Meqenëse dhëmbët tuaj janë bërë kryesisht nga kalciumi, pasta e dhëmbëve e bërë nga lëvozhgat ndihmon forcimin e dhëmbëve tuaj dhe i rinovon ata me minerale.

Ndiqni këto hapa për të bërë pastën e rimineralizuar të dhëmbëve me lëvozhga veze:

– Bëni shtesën e kalciumit me mënyrën si e treguam më sipër.

Në një tas të vogël, përzieni pluhurin e vezëve, 1 lugë gjelle sodë buke, 1 deri në 3 lugë vaj i arrës së kokosi (aq sa të jetë e nevojshme për të pasur një masë të butë) dhe 10 pika vaj menteje (opsionale).

Mbajeni në një kavanoz të vogël dhe përdoreni atë çdo mëngjes ashtu si do të pastronit dhëmbët tuaj me një pastë normale.

 

3. ËMBËLSONI KAFENË DUKE E BËRË MË PAK ACIDE

Përdorimi i vezëve në përgatitjen e kafesë mund të tingëllojë jashtëzakonisht e pazakontë, dhe madje edhe një pak si budallallëk.

Megjithatë, kjo është mënyra e hershme se si njerëzit zbusnin hidhërimin e kafesë Përmbajtja alkaline e karbonatit të kalciumit në lëvozhgën e vezës zbut aciditetin e kafesë, duke ndryshuar shijen e saj dhe duke e bërë atë më pak të hidhur.

Për më tepër, reduktimi i aciditetit të kafesë është një vlerë e shtuar për shëndetin që ju nuk dëshironi ta humbisni.

– Po si ta bëjmë këtë? Thjesht shtoni 1 lugë çaji të lëvozhgave të grimcuar ose pluhur në kafen tuaj dhe pregatitni kafen tuaj ashtu siç bëni gjithmonë.

Plus, atë që mbetet në fund të filxhanit mund të hedhësh në kopshtin tënd për të plehëruar tokën.

 

4. HIQNI NJOLLAT NGA FILXHANËT TUAJ

 

Të gjithë ne kemi filxhanë të vjetër që janë bërë me njolla nga kafja ose çaji për një periudhe të zgjatur.

Ndërsa shumë njerëz thjesht zgjedhin t’i flakin në plehra, disa prej jush preferojnë t’i mbajnë ata, sepse ndoshta kanë vlerë sentimentale.

Sido që të jetë, ju patjetër do të preferonit që filxhanët tuaj të preferuar të jenë pa njolla të shëmtuara.

Ndiqni këto hapa për të hequr ato njolla duke përdorur lëvozhgat e vezëve: Zieni, thani dhe bluani 12 lëvozhga vezësh siç është përshkruar më parë.

Mbushni filxhanin që duhet pastruar me ujë të ngrohtë dhe hidhni pluhurin e lëvozhgave.

Lëreni përzierjen brenda në filxhan përgjatë gjithë natës.

Njollat do të zhduken tërësisht.

 

Plehëroni me vezë bimët tuaja në kopësht apo në vazo

Nëse jeni kopshtar apo keni bimë në vazo në shtëpi, ndoshta keni përdorur gëlqere bujqësore për të ushqyer dheun.

Një shtues shumë i dobishëm që zvoglon aciditetin e tokës është gëlqerja bujqësore me karbonatin e kalciumit si përbërësin kryesor.

Lëvozhgat e vezës përmbajnë 97 përqind karbonat kalciumi dhe gjurmë të mineraleve të tjera, të tilla si fosfor, magnez, natrium dhe kalium.

Duke pasur parasysh faktin se ndoshta ju po i përdorni vezët çdo ditë dhe se lëvozhgat tashmë janë për t’u hedhur, përdorni ato në kopshtin tuaj si një pleh falas.

– Zieni dhe thani lëvozhgat e 12 vezëve siç u përshkrua më parë për t’i pastruar ato tërësisht. Dymbëdhjetë lëvozhga duhet të jenë mjaftueshëm për të plehëruar dheun e 3 bimëve.

Spërkatni një sasi të vogël të pluhurit të lëvozhgave në të gjithë dheun rreth bimëve tuaj. Përdorni një mjet për prashitjen e dheut.

Ju gjithashtu mund të vishni dorashka dhe ta përzieni atë me duart tuaja. Ujisni zonën për të ndihmuar pluhurin e lëvozhgave të depërtojë në tokë dhe të ushqejë bimët tuaja.

– Domatet, patellxhanët dhe specat shpesh kalben për shkak të mungesës së kalciumit. Ky pleh do t’i ndihmojë patjetër me këtë problem.

Shtimi i këtij plehu te bimët në vazo dhe në filizat që rriten u jep atyre gjithashtu ushquesit e duhur që të rriten.

Ju gjithashtu mund të spërkatni copat e lëvozhgave të vezëve të (jo pluhur) rreth bimëve tuaj si një pengesë për kërmijtë dhe insektet.

Skajet e prera të lëvozhgëve të grimcuara do të irritojnë lëkurën e insekteve dhe do t’i mbajnë ato larg bimëve tuaja.