Jeta asnjëherë nuk është monotone. Asnjë ditë nuk i ngjan një tjetre. Të gjithë kemi uljet dhe ngritjet tona…./supershendeti.com

Ka kohë në të cilat jeni të lumtur, por ka edhe kohë kur jeta ju godet aq shumë saqë ju e keni të pamundur të ngriheni përsëri.

Arsyet mund të jenë të ndryshme.

Ju jeni lodhur shumë për të fituar një punë dhe nuk e keni marrë atë.

Mund të jesh një rast kur dashuria e jetës suaj ju tradhtoi.

Ndoshta ju keni pasur një kontradiktë shumë të madhe me mikun tuaj më të mirë.

Ndoshta një njeri shumë i dashur për ju ka ndërruar jetë.

Mund të jenë të gjitha këto gjëra.

Jeta mund të na rrëzojë në shumë mënyra.

Intensiteti me të cilin traumat ju kanë goditur mund të ndryshojë, por të gjithë e dimë se çfarë ndiejmë kur asgjë nuk është në vendin e vet.

Ti mendon se i ke lënë prapa dhe ke filluar një jetë të re, por në fakt nuk ndodh kështu.

Supershendeti.com ju tregon disa hapa të njëpasnjëshëm se si mund ta rindërtoni jetën tuaj përsëri.

 

1. Zhytuni në ndjenjat tuaja

Të gjithë përpiqen të largojnë mendjen nga lëndimet, dhimbjet dhe problemet e jetës, duke i mbajtur përbrenda.

Por fakti është se duke mos folur për to, ata rriten brenda teje dhe të marrin gjithë energjinë.

Do të jetë tronditëse për tu zhytur në këto ndjenja që të, por ju duhet ta bëni këtë.

Duhet t’i përqafoni ato ndjenja, bërtisni me gjithë kapacitetin e mushkërive, qani derisa lotët t’ju shterojnë, por pranojeni atë që po ndieni.

Kjo është mënyra e vetme që ju të lironi veten nga ajo dhimbje e tmerrshme.

 

2. Përzgjidhni një mentalitet të ri

Pasi të keni pranuar ndjenjat tuaja, ju duhet të adoptoni një mentalitet të ri.

Ju nuk mund ta lini veten të jetoni në të njëjtën gjendje mendore.

Ai bëhet një burg i pashmangshëm.

Ju do të filloni të jetoni në një cikël të pandërprerë vicioz të mjerimit.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të ndryshoni të menduarit tuaj.

Duhet të lejoni veten tuaj që të ecni përpara.

Ju nuk mund t’ia lini kontrollin e jetës tuaj dhimbjes – ju duhet ta kontrolloni dhimbjen.

Ti tashmë e ke përjetuar se si ndihesh dhe e di që nuk dëshiron të ndihesh kështu.

Hapni një rrugë në atë dhimbje.

Le të jetë kjo dhimbje rruga juaj për shpëtimin tuaj.

Po, do të kërkojë shumë nga vetja juaj. Do të jetë e vështirë.

Vazhdoni të ecni përpara.

 

3. Bëni diçka të re për veten tuaj

@Wikimedia Commons

Kohët e mjerimit janë larguar.

Ju keni përqafuar ndjenjat tuaja dhe keni zgjedhur një mentalitet të ri.

Tani, veproni me mentalitetin e ri dhe kërkoni diçka të freskët, diçka që do t’ju bëjë të lumtur dhe do të nxisë emocionet në jetën tuaj.

Kujtoni të gjitha gjërat që dëshironi të bëni, por nuk keni mundur t’i bëni ato.

Bëni një listë dhe ndiqeni atë.

Një ndryshim i vogël i mjedisit, apo edhe njerëzve rreth jush do të bëjnë një ndryshim të madh.

Gjërat e reja sjellin lumturi.

Ata sjellin pozitivitet.

Dilni nga zona juaj e rehati dhe lejojeni veten të shërohet.

 

4. Tregoni mirësi për veten tënde

E gjitha fillon me ty.

Kur jeta jote bie poshtë, je ti që ke nevojë për më shumë kujdes.

Për fat të keq, ti je e vetmja që gjithmonë je në dispozicion për veten tënde.

Ne duhet të kujdesemi për veten tonë.

Po, do të kemi miqtë dhe familjen tonë, por askush nuk mund t’ju dojë si ju mund ta doni veten.

Investoni në vetë-dashuri dhe vetë-kujdes.

Kjo do t’ju lejojë të rriteni mendërisht dhe të shëroheni.

Ju do të jeni duke luftuar por do të luftoni në mënyrë të hirshme.

Ndryshimi mund të jetë i madh, por do të jetë për të mirën tuaj.

Jini të vërtetë ndaj vetes dhe filloni t’i shfaqni vetes pak më shumë dashuri.

 

5. Bëjeni zakon të falënderoni

Sigurisht, jeta juaj është shumë e ngatërruar.

Përpara teje ndodhet një situatë e rëndë, gjithçka është errësirë, e zymtë dhe nuk sheh shpresa.

Megjithatë, ju mbijetuat.

Ti ke jetuar në shumë kohë të mrekullueshme mëparë dhe po, ka ende shumë për të cilën duhet të jetosh.

Ne, njerëzit, gjithmonë gjejmë një arsye për të treguar atë që nuk kemi, por ne nuk i vëmë në dukje gjërat që tashmë i kemi të pranishme.

Ju do të mësoni të vlerësoni diçka vetëm kur e keni humbur atë.

Mundohuni të jeni mirënjohës për gjithçka që keni.

Jini mirënjohës që akoma jetoni.

Mirënjohja mund të bëjë mrekulli.

Kjo do t’ju lejojë të ndiheni më mirë.

Do ta bëjë jetën tuaj të duket më mirë.

Mendoni për kujtimet e të gjitha kohërave të mira që keni shpenzuar dhe jini mirënjohës për to.

Do të shihni se funksionon në mënyrë të mrekullueshme. / supershendeti.com