A keni dëgjuar ndonjëherë për personalitetin intravert. Nëse ti mbushesh me energji duke qenë vetëm, me pak shokë, je i rezervuar, thellohesh dhe përqëndrohesh te vetja jote, ateherë ti je një person intravert.

Njerëzit shpesh shoqërojnë intravertin me druajtjen, ndjeshmëri dhe vetminë.

Ndërsa intravertët kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre vetëm, kjo nuk do të thotë se ata janë antisocialë ose antimiqësorë.

Sipas psikiatrit popullor, Carl Jung, intravertët ndihen më rehat duke qenë vetëm, se sa të rrethuar nga shumë njerëz.

Ata gjithashtu përdorin “kohën e tyre” për përtëritjen, ose rimbushjen në mënyrë që të mund të lidhen më mirë me njerëzit.

Ka shumë faktorë që përcaktojnë personalitetin e dikujt si introvert të tillë si gjenetika, mjedisi shoqëror dhe ngjarje të ndryshme të jetës.

Supershendeti.com ju tregon pesë arsye pse të qenit intravert ka shumë të papritura të habitshme.

 

1. Intravertët janë dëgjuesit më të mirë

Është e dukshme që kur dikush flet me një intravert, ata shpesh janë shumë të heshtur.

Kjo nuk është për shkak se ata nuk kujdesen për atë që personi po thotë, por sepse ata janë duke dëgjuar me kujdes dhe duke menduar thellë.

Intravertët janë dëgjues aktivë dhe ndryshe nga ekstravertët, ata nuk do të hidhen lehtë në biseda.

Ata do të dëgjojnë mirë para se të flasin dhe për shkak se ata e përpunojnë informacionin më gjatë, ka të ngjarë të japin këshilla të ndjeshme dhe të menduara mirë.

Anna Decker, një intraverte dhe gjithashtu një dëgjuese e mirë thotë:

“Një nga keqkuptimet e para që njerëzit bëjnë për intravertin është se ne jemi shumë të turpshëm ose të frikësuar me njerëzit. 

Disa prej nesh janë, por unë nuk kam frikë të flas me njerëzit.

Unë jam e qetë, sepse nuk dua të ofendoj askënd.

Unë e vlerësoj situatën para se të ofroj mendimin tim.

Dhe ju nuk e dini se kur dikush mund te ketë nevojë vetëm për dikë që ta dëgjojë për një ndryshim. “

 

2. Intravertët janë të vëmendshëm

Përveç që kanë aftësi të mira dëgjimi, intravertët janë gjithashtu të vëmendshëm.

Kur ata janë të heshtur, ata ose i dëgjojnë njerëzit ose vëzhgojnë gjërat rreth tyre.

Sidoqoftë, për intravertët, vëzhgimi i gjërave apo njerëzve nuk do të thotë t’i gjykosh ata.

Ata po përpiqen të absorbojnë të gjithë informacionin që po u paraqitet atyre duke menduar në mënyrë kritike.

Ata gjithashtu tentojnë të përqëndrohen në gjestet e një personi, shprehjet e fytyrës dhe gjuhën e trupit, duke i bërë ato komunikues të mirë ndërpersonal.

 

3. Intravertët mërziten shumë rrallë

Për shkak se ata kalojnë shumë kohë vetëm, intravertët dinë se si të argëtohen edhe pa miqtë apo familjarët e tyre.

Ata mund të hanë vetëm në një restorant ose të shikojnë një film pa u ndjerë të vetmuar ose të turpëruar.

Në fakt, ata preferojnë t’i bëjnë këto gjëra vetëm, sepse kjo është mënyra se si ata gjejnë qetësi dhe paqe.

Kjo është një nga arsyet pse Megan Malone është mirënjohëse që është një intraverte.

Sipas saj, “unë rrallë mërzitem. Mund të tingëllojë si e përqendruar tek vetja, por e vërteta është, më pëlqen vetvetja.

Të qenit vetëm nuk është e mërzitshme apo e vetmuar.

Gjithmonë mund të gjej një libër të ri për të lexuar, një histori për të shkruar, ose një ide për të shqyrtuar.

Kur ndihem më pak kreative, një film dhe një filxhan çaji ose një gotë verë janë një shoqëri fantastike”.

 

4. Intravertët kanë prirje akademike

Disa intraverte ngacmohen në shkollë, sepse ata gjithmonë e kalojnë kohën vetëm.

Ekstravertët i konsiderojnë ata sibudallenj, të çuditshëm dhe antisocial.

Sidoqoftë, koha e kaluar vetëm në shkollë mund tu bëjë mirë intravertëve.

Për shkak se ata normalisht nuk marrin pjesë në festa ose dalin me shokët e tyre, ata kanë më shumë kohë për të studiuar.

Beverly Garside, një intraverte, kishte nota të mira në shkollë dhe nuk u vështirësua në universitet.

“Isha e kënaqur të ulesha për orë të tëra në heshtje duke studiuar ndërsa të tjerët dilnin.

Disa nga studentët e kishin të pamundur të rrinin pa u shoqëruar.

Ata nuk humbnin kurrë festat e ditëlindjes së një shoku ose një shëtitje që të gjithë do të merrnin pjesë.

Unë gjithashtu shoqërohesha, por duke qenë një intraverte, unë do të mjaftohesha me pak.

Studentët e tjerë nuk mund të kuptonin se si mund të qëndroja brenda dhe të studioja kur jashtë kishte “kaq shumë gjëra” për të bërë”.

 

5 . Intravertët kanë pak miq, por miq të mirë ama

Shumica e ekstravertëve kanë shumë miq për shkak të natyrës së tyre të hapur.

Intravertët nga ana tjetër, kanë një rreth shumë të vogël miqsh.

Ata kanë tendencë që të jenë të ndjeshëm kur bëhet fjalë për njerëzit që fusin në jetën e tyre.

Ata i zgjedhin ato me shumë kujdes dhe bëjnë miqësi me njerëz që mund të kenë besim.

Me sa duket, intravertët preferojnë cilësinë mbi sasinë.

Është mirë për ta nëse kanë pak miq për sa kohë që ata janë të sinqertë, të besueshëm dhe të vërtetë.

Mund të jetë e vështirë për të kuptuar sjelljen dhe qëndrimin e intravertëve, por duke hedhur një vështrim më të afërt në jetën e tyre, na bën të kuptojmë se të qenit një intravert mund të jetë gjithashtu një kënaqësi.

 

A njihni dikë që i përshtatet këtij përshkrimi?

Ndihuni të lirë për të shpërndarë artikullin tonë me miqtë dhe familjarët tuaj të cilët mund të duan të lexojnë se si të qenit intravert mund të jetë një bekim! /supershendeti.com