Një zotëri po ecte nëpër një kamp elefantësh, kur ai vuri re se elefantët nuk po mbaheshin në kafaze, apo të ishin lidhur me zinxhirë.

E gjithë ajo që po i mbante ata nga arratisja e kampit, ishte një pjesë e vogël litari e lidhur me një nga këmbët e tyre.

Ndërsa ky zotëri po vështronte elefantët, ai ishte plotësisht i hutuar se pse elefantët nuk përdornin forcën e tyre për të këputur litarin dhe për t’i shpëtuar kampit.

Kjo duhej të ishte një gjë e lehtë që ata mund të bënin, por në vend të kësaj, ata nuk përpiqeshin fare.

Kurioz për të marrë një përgjigje, ai pyeti një trajner aty pranë se përse elefantët po rrinin aty dhe kurrë nuk përpiqeshin të shpëtonin.

Trajnuesi u përgjigj:

“Kur ata janë shumë të rinj dhe shumë më të vegjël ne përdorim të njëjtën madhësi litari për t’i lidhur dhe në atë moshë ky litar mjafton për t’i mbajtur ata.

Ndërsa rriten, ata janë të kushtëzuar të besojnë se nuk mund të shkëputen.

Ata besojnë se litarët ende mund t’i mbajnë, kështu që ata kurrë nuk përpiqen të çlirohen. “

Arsyeja e vetme që elefantët nuk po arratiseshin nga kampi për të qenë të lirë, ishte se me kalimin e kohës ata e pranuan bindjen se… thjesht nuk ishte e mundur.

 

Morali i tregimit:

Pa marrë parasysh se sa shumë bota përpiqet t’ju mbajë prapa, gjithmonë vazhdoni me besimin se ajo që doni të arrini është e mundur.

Besimi që mund të bëheni i suksesshëm është hapi më i rëndësishëm në arritjen e tij.

Kjo histori mund të përdoret për të ndarë 3 gjëra të rëndësishme:

1- Largimin e besimeve të vjetra

2- E shkuara nuk përcakton të ardhmen

3- Potencialin e pakufizuar / supershendeti.com