Gjatë gjithë jetës së tij Martin Luter King u angazhua për barazinë dhe lirinë e qytetarëve afro – amerikanë.

Ai ishte një klerik i kishës baptiste, lider i shquar i Lëvizjes së të Drejtave Civile afrikano-amerikane.

Fraza më e famshme me të cilën e njohim atë është:

“Unë kam një ëndërr” (I have a dream).

Supershendeti.com sjell për ju thëniet më të fuqishme të Martin Luther King.

1. Nëse ju nuk mund të fluturoni, filloni të vraponi, në qoftë se nuk mund të vraponi, atëherë ecni përpara, në qoftë se ju nuk mund të ecni zvarrituni këmba doras, por çfarëdo që të bëni, ju duhet të vazhdoni të ecni përpara.

 

2. Besimi duhet të marrë hapin e parë, edhe kur ju nuk e shihni fundin e tunelit.

 

3. Unë kam vendosur të qëndroj në dashurinë për njerëzit. Urrejtja është një barrë shumë e madhe për t’u duruar.

Një Dëshmi e Shpresës nga shkrimet dhe fjalimet thelbësore.

 

4. Asnjëherë mos kini frikë të bëni atë që është e drejtë.

 

5. Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën: vetëm drita mund ta bëjë këtë. Urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen: vetëm dashuria mund ta bëjë këtë.

 

6. Vetëm në errësirë mund të shihni yjet.

 

7. Pyetja më e vazhdueshme dhe më urgjente e jetës është: “Çfarë po bëni për të tjerët?”

 

8. Gjithmonë do të ketë pengesa, gjithmonë do te ketë dyshime, gjithmonë do të ketë gabime. Por në vendosmërinë tuaj nuk ka limite.

 

9. Kur mendimet negative vijnë në mendjen tuaj, jo vetëm që nuk duhet t’i lini të banojnë në ju, por duhet t’i zëvendësoni ato me mendime pozitive.

 

10. “Njerëzit e dobët hakmerren. Njerëzit e fortë falin. Njerëzit inteligjentë injorojnë”.

 

11. “Dashuria është e vetmja forcë e vlefshme për të transformuar një armik në një mik”.

 

12. “Mos e lejo asnjë mashkull të të ulë aq shumë, sa ta urresh atë”.

 

13. “Pesha e një njeriu nuk shihet se si reagon në momentet e rehatisë dhe komoditetit, por se si reagon në kohërat e vështirësive dhe debateve”.

 

14. “Unë kam një ëndërr që të katër fëmijët e mi një ditë të jetojnë në një vend, ku nuk do të gjykohen për ngjyrën e lëkurës së tyre, por për përmbajtjen e karakterit të tyre”.

 

15. “Nëse unë nuk mund të bëj dot gjëra të mëdha, unë mund të bëj gjëra të vogla, por me rëndësi të madhe”.

 

16. Jetës sonë fillon t’i vijë fundi, ditën që ne heshtim për gjërat që kanë rëndësi.

 

17. Vendi më i nxehtë në ferr është i rezervuar për ata që mbeten neutralë në kohët e konfliktit të madh moral.

 

18. Vlerësimi përfundimtar i një personi nuk është aty ku qëndron në momente komoditeti, por aty ku ai qëndron në kohë sfidash dhe polemikash.

 

19. Funksioni i edukimit është të na mësojë të mendojmë intesivisht dhe në mënyrë kritike. Inteligjencë plus karakter – ky është qëllimi i edukimit të vërtetë.

 

Udhëheqësi i të drejtave civile, Martin Luther King Jr ishte vetëm 39 vjeç kur u vra më 4 prill 1968, por vlerat për të cilat ai luftonte – pranimi, barazia, protestat jo të dhunshme – kanë bërë jehonë gjatë dekadave të mëvonshme.

Fjalimet e tij ishin të guximshme, triumfuese. Teksa perfeksionisti fliste, miliona njerëz dëgjonin../ supershendeti.com