“Nëse kur luteni, thoni malit lëviz dhe ai do të lëvizë” : – kështu thotë Zoti.

Pra lutuni me besim, me shpresën se gjëra të mira do të ndodhin dhe paqja do të mbizotërojë në zemrën tënde.

Historia që supershendeti.com sjell për ju sot, tregon për madhështinë e fuqisë së lutjes.

 

TREGIMI BRILANT…

Një zonjë e veshur keq dhe me një vështrim të humbur në fytyrë, hyri në një dyqan ushqimor.

Ajo iu afrua shitësit që ishte dhe pronari i dyqanit, në një mënyrë të përulur dhe e pyeti nëse mund të merrte disa ushqime.

Ajo i shpjegoi butësisht se burri i saj ishte shumë i sëmurë dhe nuk mund të punonte.

Ata kishin shtatë fëmijë të cilët kishin nevojë për ushqim.

Shitësi u inatos me të dhe i kërkoi që të dilte nga dyqani i tij.

Duke ditur nevojat e familjes, ajo tha:

“Ju lutem, zotëri! Unë do t’ju sjell paratë sapo të mundem.”

Shitësi i tha asaj se nuk mund ti jepte kredi, pasi ajo nuk kishte një llogari të hapur në dyqanin e tij.

Pranë banakut ishte një klient i cili e dëgjoi të gjithë bisedën mes tyre.

Ai eci përpara dhe i tha shitësit se ai do të paguante për çdo gjë që ajo e kishte të nevojshme për familjen e saj.

Por shitësi i tha me një zë shumë të ngadaltë:

“A keni një listë ushqimore?”

Zonja u përgjigj:

“Po zotëri”

Shitësi vazhdoi:

“Në rregull, vendosni listën tuaj të ushqimeve në peshore dhe çfarëdo peshe të ketë lista jote ushqimore, unë do t’jua jap atë shumë në artikuj ushqimorë.”

Zonja hezitoi një moment me kokën të përulur, pastaj futi dorën në çantën e saj dhe nxori një copë letre dhe shkroi diçka mbi të.

Ajo pastaj e vuri letrën me kujdes në peshore me kokën e saj ende të përulur.

Shitësi dhe klienti u habitën kur peshorja u anua dhe qëndroi poshtë.

Shitësi u kthye ngadalë nga klienti dhe i tha me keqardhje:

“Nuk mund ta besoj.”

Klienti buzëqeshi dhe shitësi filloi të vendoste artikuj ushqimorë në anën tjetër të peshores.

Peshorja nuk u balancua kështu që ai vazhdoi të vendoste gjithnjë e më shumë artikuj ushqimorë mbi të derisa peshorja nuk mbante më.

Shitësi qëndronte përballë peshores me shumë inat.

Së fundi, ai mori letrën nga peshorja dhe mbeti komplet i habitur nga ajo që lexoi.

Nuk ishte një listë ushqimore.

Ishte një lutje që thoshte:

 

I dashur Zot, ti i di nevojat e mia prandaj po e lë çdo gjë në duart e tua!

Shitësi i dha asaj ushqimet që ishin mbledhur pa folur asnjë fjalë.

Gruaja e falënderoi atë dhe u largua nga dyqani.

Klienti i dorëzoi një çek pesëdhjetë dollarësh shitësit dhe i tha:

“Çdo qindarkë në të ka vlerë shumë të madhe.”

Pak më vonë shitësi zbuloi se peshorja në të vërtetë ishte e thyer.

Prandaj, vetëm Perëndia e di se sa shumë peshon një lutje …. Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e lutjes! Paçi një ditë të bekuar! /supershëndeti.com