Nga supershendeti.com

Një natë katër studentë dolën për të festuar. Ata qëndruan jashtë gjithë natën duke festuar dhe duke u kënaqur…

Ata nuk i kushtuan vëmendje provimit përfundimtar që kishin ditën tjetër, për të cilin nuk kishin studiuar.

Në mëngjes, megjithëse i zuri paniku,ata menduan një plan për të dalë nga situata.

Ata u mbuluan me graso duke u bërë pis gjithandej dhe shkuan në zyrën e dekanit.

Kur ishin përballë dekanit, ata thanë se kishin qenë në një dasmë natën e kaluar dhe kur po ktheheshin rrugës, goma e makinës u shpua dhe ishin detyruar të shtynin makinën përsëri në konvikt.

Pra ata nuk erdhën dot në kohë për provimin dhe po shpresonin për një shans tjetër për ta bërë përsëri pas disa ditësh.

Dekani dëgjoi historinë e tyre pa thënë asnjë fjalë.

Kur studentët përfunduan së treguari historinë e tyre, ai ju ofroi atyre një shans për të bërë testin tre ditë më vonë.

Ata e falenderuan atë dhe e pranuan ofertën e tij.

Dhe për tre ditët e ardhshme, katër studentët studiuan shumë, pa ndërprerje të kota.

Ata studiuan si kurrë më parë.

Ata pushuan vetëm për të ngrënë dhe për të fjetur.

Së fundi, pas tre ditësh, katër studentët ishin të bindur se kishin mësuar gjithçka dhe se asgjë nuk mund t’i surprizonte.

Ata hynë në zyrën e Dekanit me besim dhe ishin të sigurtë se do të shkëlqenin në atë provim.

Dekani i mirëpriti ata dhe u tha atyre se do të duhet të bënin provimin në dhoma të ndara.

Ata do të duhet të linin të gjitha gjërat e tyre në një dollap me kyç të posaçëm në zyrën e tij, meqë nuk do të kishte profesorë të tjerë për t’i mbikqyrur ata.

Ata ishin dakort me atë pasi që të gjithë kishin studiuar shumë.

Së fundi secili prej tyre u ul në një tryezë në klasën e tij me një stilolaps në dorë dhe gati duke pritur për fletën e testimit.

Çdo gjë po shkonte shumë mirë deri sa ata panë fletën e provimit që kishte vetëm dy pyetje:

Pyetja NJË :

 

Emri yt __________ (1 pikë)

Pyetja DY:

 

Cila gomë u shpua? (99 pikë)

(A) E para majtas

(B) E para djathtas

(C) Mbrapa majtas

(D) Mbrapa djathtas

– Me siguri që ju po qeshni me këtë “dredhi” të mësuesit, por ky është një “provim jete” që duhet ta marrim parasysh të gjithë…

Mësimet që marrim nga kjo histori

Mos i shtyni gjërat që mund të bëni sot.

Përgjegjësitë tuaja do të grumbullohen dhe në fund ju do t’i bëni ato gjithsesi, por këtë herë do të jeni nën presion.

Gënjeshtrat i kanë “këmbët e shkurtra”.

Në 99% të rasteve ju do të kapeni.

Merrni përgjegjësinë për veprimet tuaja.

Por para se ta bëni këtë, sigurohuni që jeni të gatshëm të pranoni pasojat e veprimeve tuaja.

Gjithmonë jini të përgjegjshëm dhe merrni vendime të mençura.

Shpërndajeni këtë “leksion” me miqtë tuaj, sidomos tek ata që e kanë bërë “rrugë” të gënjejnë, qoftë edhe “pa të keq”. POR, cdo gënjeshtër, e ka një pasojë, sado “e pafajshme” qoftë!/supershendeti.com