Kur ke Hashimoto-n e gjendrës tiroide, trupi yt ndihet sikur ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje me veten. Lexoni mundësitë e reja për lehtësim të këtij problemi

Tiroidizmi Hashimoto është një çrregullim autoimun që ndikon negativisht në funksionimin e gjëndrës tiroide.

Ashtu si çrregullime të tjera autoimune, Hashimoto ndodh kur sistemi imunitar prodhon antitrupa që sulmojnë indet e shëndetshme në trup.

Kur ke Hashimoto-n, trupi yt ndihet sikur ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje me veten.

 

ÇFARË ËSHTË SINDROMA HASHIMOTO?

Hashimoto është shkaku më i zakonshëm i hipotiroidizmit në vendet e zhvilluara.

Gjithsej 14 milionë njerëz janë prekur nga sëmundja vetëm në SHBA.

Nëse ju jeni diagnostikuar me Hashimoto-n, ju nuk jeni vetëm.

Trajtimet standarde për Hashimoto përfshijnë monitorimin e vazhdueshëm të sëmundjes, duke marrë hormone tiroide sintetike, dhe ndonjëherë kirurgji, nëse sëmundja ka përparuar në mënyrë të konsiderueshme.

Megjithatë, asnjë nga këto trajtime nuk i adreson problemet themelore që shkaktojnë sëmundjen.

Hulumtimet e reja tregojnë rëndësinë e baktereve të zorrëve gjatë diagnostikimit dhe trajtimit të Hashimotos.

 

PEROKSID HIDROGJENI (UJË I OKSIGJENUAR): “HELMI” QË NDIHMON TRUPIN TUAJ

Trupi juaj prodhon në mënyrë natyrale peroksid hidrogjeni (H2O2).

Prodhohet nga qeliza të caktuara për të ndihmuar në luftimin e infeksioneve.

Megjithatë, peroksidi i hidrogjeni, për ta bërë këtë, duhet të punojë si një radikal i lirë (pro-oxidant).

Trupat tanë duhet të mbajnë nivelet e peroksidit të hidrogjenit nën kontroll, duke sintetizuar anti-oksidantë, si glutathione dhe catalase.

Nga ana tjetër, trupi juaj mund ta konvertojë peroksidin e hidrogjenit në oksigjen dhe ujë.

Në sindrominn Hashimoto, ky proces mund të pengohet, duke çuar në një rritje të peroksidit të hidrogjenit, i cili është i dëmshëm për shëndetin e tiroides.

Mungesa në trupin tuaj e këtyre antioksidantëve për ta mbajtur atë në kontroll peroksidin e hidrogjenit, mund të shkaktojë rënie të flokëve, rrudha në lëkurën tuaj dhe mund të ndikojë në shëndetin afatgjatë kardiovaskular.

Hulumtimet e reja zbuluan se nivele të ndryshme të mikrogjallesave në zorrë janë faktorë të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve autoimune.

Në thelb, kur ju keni Hashimoto, baktereve e mira në zorrë nuk janë më, pra janë eleminuar nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë mbingarkesën me ilaçe, uji i pijshëm me klor shumë, përdorimi i pesticideve dhe herbicideve, përdorimi i gjerë i pastruesve antibakterialë etj.

Studimi gjeti se pacientët e Hashimoto-s kishin nivele më të ulëta të mikrogjallesave që ndihmojnë në funksionimin e imunitetit.

Shumë shkencëtarë sot besojnë se, në mënyrë që të zgjidhin problemet e tiroides, duhet së pari të zgjidhim problemin me nivelet e mikrogjallesave brenda mureve të zorrës

Nëse keni Hashimots, mund të konsumoni këto ushqime për të shëruar zorrët dhe për të menaxhuar simptomat e gjendjes.

USHQIME TË PASURA ME PROBIOTIKË

Probiotikët janë hulumtuar gjerësisht, është provuar se janë bakteret e dobishme për të shëruar zorrën.

Në përgjithësi, probiotikët përmirësuar shpërbërjen e lëndëve ushqyese dhe tretjen e tyre.

Përfshirja e ushqimeve të pasura me probiotikë si perimet turshi (duke u shpëlarë kripën), kos i qumështit të dhisë dhe kefiri mund të përmirësojnëë ndjeshëm simptomet tuaja Hashimoto.

Dikush që ka sëmundjen e Hashimotos, sugjerohet shumë që të largojë nga dieta glutenin dhe drithërat, duke qenë se nxisin inflamacionin.

Ushqimet e shpejta dhe ushqimet me shumë sheqer duhet të shmangen gjithashtu.

 

FRUTAT DHE PERIMET E FRESKËTA

Frutat dhe perimet kanë një numër të cilësive shpërblyese – ato përmbajnë antioksidantë, minerale dhe vitamina, dhe fibra.

Fruta me pak sheqer, të tilla si manaferrat dhe mollët, dhe perimet shumëngjyrëshe, të tilla si karrota, rrepa, panxhari, duhet me patjetër të futen në dietën tuaj.

Fibrat në këto fruta dhe perime ndihmojnë në shëndetin e tretjes ndërsa antioksiduesit zvogëlojnë inflamimacionin.

POR, KUJDES: perimet e freskëta si lulelakra, brokoli, lakra etj (po nga e njëjta familje, pra lakërishtet) janë ushqime që njihen si strumogjene, pasi përmbajnë një substancë që dëmton prodhimin e hormoneve të tiroides (glukozinolate).

Kjo substancë bllokon jodin, i cili është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroides.

Për këtë arsye këto lloj ushqimesh mirë është të shmangen tek personat me Hashimoto.

 

VAJ I ARRËS TË KOKOSIT

Vaj i arrës të kokosit mundëson një metabolizëm të shëndetshëm, ushqen zorrën dhe rrit nivelin e energjisë kur merret nëpërmjet gojës.

Rekomandohet që ta nisni ditën esëll, me një lugë gjelle të vajit të arrës së kokosit. Kjo duhet të vijojë për 1 vit rradhazi.

Ose, vajin e arrës së kokosit shtojeni në supëra e gjellë, pasi t’i keni hequr nga zjarri.

Sigurohuni që të jetë i cilësisë së lartë (psh të ketë bar kod nr 8).

 

BISHTAJORET DHE FARAT

Fara si kërpi dhe liri sigurojnë një yndyrë të dobishme omega-3 që balancon hormonet.

Bishtajoret (fasulja psh është shumë e mirë, sepse ka edhe jod çuditërisht) janë të pasura me fibra, të cilat mund të ndihmojnë shumë në procesin e tretjes.

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë selenium, Vitaminë B dhe D janë shumë të mira për gjendrën tiroide, si dhe për lodhjen e depresionin.

Ushqime tejet të rekomanduara janë arrat e Brazilit dhe vaji i farave të kungullit.

Të pasura me selenium janë edhe ushqimet si: midhjet, lule dielli dhe kërpudhat.

Konsumoni gjithashtu boronica dhe luleshtrydhe, mish qingji, viçi, kikirikë (nëse nuk jeni alergjik).

Është e rëndësishme për dikë mе sëmundjen e Hashimotos të shmangë dhe të menaxhojë stresin.

Ato gjithashtu duhet të shmangin duhanpirjen, konsumimin e alkoolit dhe përdorimin e produkteve me kimikatet е dëmshme.

Sindroma Hashimoto nuk është një gjendje e këndshme për të jetuar, por hulumtimet në zhvillim kanë dhënë shpresë për të ardhmen.

Ndryshoni mënyrën e të ngrënit për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj.

 

Testi i intolerancës: Gluteni dhe Hashimoto

Gluteni rrit përshpejtimin (apotranzitin) intestinal (të zorrës).

Duke qenë se personat me Hashimoto mund të kenë edhe intolerancë nga gluteni, kufizimi i glutenit do të ndihmonte në uljen e inflamacionit dhe rritjen e përthithjes së ushqimeve, por jo detyrimisht duhet te ndalohet konsumimi i glutenit tek rastet me Tiroidit Hashimoto.

Një ndihmesë të madhe në këtë rast mund të na japë Testi i Intolerancës Ushqimore për glutenin, por nuk është domosdoshmëri bërja e këtij lloj ekzaminimi. Mund ta prenotoni: 00 355 69 88 17 187

 

Kur trajtimi i Hashimotos bëhet me ilaçe, çfarë duhet të dini

Trajtimi i zgjedhur me medikamente për Tiroiditin Hashimoto ose hipotireozën (sipas rastit) është ai hormonal, në formën e Levotiroksinës, me tableta, që zgjat përgjithësisht për të gjithë jetën.

NDËRHYRJA KIRURGJIKALE VLEN PËR RASTET:

Tiroide tepër të zmadhuar, që u shkakton pacientëve vështirësi në frymëmarrje, në gëlltitje, probleme me zëtin, gërrhitje, etj.

Një nodus që rezulton malinje ose limfomë në ekzaminimin citologjik (me citopunksion).

Arsye kozmetike.

ECURIA

Gjatë trajtimit me hormon tiroidien në formën e Levotiroksinës, duhet treguar kujdes në këto drejtime:

– Hormoni i tiroides duhet të merret esëll në mëngjes, 1 orë para ushqimit, 2-3 orë para produkteve që përmbajnë kalcium dhe kafeinë – (si kafeja, qumështi dhe produktet e tij, etj.)

Duhet treguar kujdes nga ndërveprimi i hormonit të tiroides me medikamente të tjera (si kolestiramina, sulfati i hekurit, karbonati i kalciumit, hidroksidi i aluminit dhe antiacidet e tjera, si dhe të gjitha mutivitaminat që përmbajnë hekur), pasi të gjitha këto dëmtojnë përthithjen e Levotiroksinës, pra ajo nuk jep efektin e pritshëm.

– Monitorimi i rregullt i TSH, të paktën çdo 6 muaj, për të vlerësuar dozën e duhur të hormonit.