“Të doja aq shumë… sa ti më lëndoje, e unë të kërkoja falje.” – Bukowski

 

“Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme.” – Albert Camus

“Ekzistojnë gjithmonë dy anë të sëcilës cështje; njëra është e drejta dhe tjetra e gabuar. Ajo që është në mes është gjithmonë djalli.” – Ayn Rand

 

“Disa shkaktojnë lumturi kudo që shkojnë; të tjerët kurdo që shkojnë.” – Oscar Wilde

 

“Secila grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do të jetë shumë afër t’i kuptojë edhe problemet e drejtimit të një vendi.” – Margaret Thatcher

 

“Sepse dashuria e vërtetë është e pashterrshme; sa më shumë që jep, aq më shumë ke. Dhe nëse shkoni për të mbushur tek burimi i vërtetë, sa më shumë ujë që mbushni, aq më e bollëshme është rrjedha e tij.” – Antoine de Saint – Exupery

 

“Ata që heqin dorë nga liria esenciale për të fituar pak siguri të përkohshme nuk e meritojnë as lirinë dhe as sigurinë.” – Benjamin Franklin

 

“Pushteti është i dyllojshëm. Njëri fitohet përmes frikës dhe tjetri përmes veprimeve të dashura. Pushteti i bazuar në dashuri është qindra herë më efektivë dhe më i përhershëm se sa ai që buron nga frika e ndëshkimit.” – Mahatma Gandhi

 

“Bota e thyen secilin dhe pas kësaj, disa janë të fortë në copa të thyera. Por ata që nuk thyhen ajo i vret. Ajo e vret të mirin, të butin, të guximshmin, të gjithë pa dallim. Nëse nuk je njëri ndër këta mund të jesh i sigurt se do të vrasë edhe ty, vetëm se po ndonjë nxitim të veçantë.” – Ernest Hemingway

 

“Dashuria është ngulmimi për ta mbajtur fort tjetrin dhe për të qenë bashkë në vendin e njejtë. Është dëshira për ta mbajtur botën jashtë duke e përqafuar tjetrin. Dashuria është dëshira e zjarrtë për ta gjetur strehën e sigurtë për shpirtin njerëzor.” – Orhan Pamuk

 

“Rreziku i së kaluarës ishte se njeriu bëhej skllav. Rreziku i së ardhmes është që njeriu mund të bëhet robot.” – Erich Fromm

 

“Mjaftohu më gjërat që i ke; kënaqu me gjërat ashtu siç ato janë. Kur ta kuptosh se asgjë nuk është duke munguar, e gjithë bota do të të përket ty.” – Lao Tzu

 

“Duke besuar në mënyrë pasionante në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Ajo që ende nuk ekziston është thjesht diçka që nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm.” – Franz Kafka

 

“E vërteta është shumë e vështirë për tu treguar. Ajo ndonjëherë ka nevojë për pak trillim për t’ u bërë e pranueshme.” – Francis Bacon

 

“Dy rrugë ndaheshin nga një dru, dhe unë zgjodha atë më pak të shkelurën. Kjo bëri diferencën.” – Robert Frost

 

“Për atë që është shumë i vetmuar edhe zhurma është ngushëllim” – Friedrich Nietzsche

 

“Vuajtja është i vetmi mjet i vlefshëm për të prishur gjumin e shpirtit” – Saul Bellow

 

“Nëse hapim një grindje midis së shkuarës dhe të tanishmes, atëherë do të kuptojmë se kemi humbur të ardhmen”. – Winston Churchill

 

“Njeriu i shëndoshë nuk i torturon të tjerët – përgjithësisht është i torturuari ai që shndërrohet në torturues.” – Carl Gustav Jung/ Përzgjodhi: filozofia.al