Ndonjëherë në jetë, ju ndiheni sikur thjesht nuk mund të vazhdoni më. Ne të gjithë kemi qenë në këtë gjendje dhe mund të themi që nuk është aspak zbavitëse.

Mund të ndiheni sikur po ecni nëpër një tunel të errët pa dritë në fund, ose duke u përpjekur të notoni në sipërfaqen e oqeanit, por ndjeni sikur diçka po ju tërheq poshtë.

Ne të gjithë e humbasim motivimin në momente të caktuara dhe nuk ka asgjë të keqe të bëjmë pushime dhe të qetësojmë shpirtrat tanë.

Megjithatë, ne duhet të kthehemi në një pikë dhe të punojmë drejt qëllimeve tona, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për ne.

Nëse jeni ndjerë të pamotivuar dhe të lodhur kohët e fundit, ne shpresojmë që shprehjet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të fitoni frymëzimin dhe motivimin që ju mungon.

 

“Nëse rri duarkryq, ajo që dëshiron – nuk do të ndodhë asnjëherë” – Matt Damon

 

“Të gjithë ata që më rrëzojnë, thjesht më frymëzojnë për të bërë më mirë” Selena Gomez

 

“Të mundesh është veçse një gjende e përkohshme. Të heqësh dorë e bën atë të përhershme.” – Marilyn von Savant

 

“Nëse mendoni se jeni shumë i vogël për të pasur ndonjë lloj ndikimi, provoni të flini në shtrat me një mushkonjë”. – Anita Rodik

 

“Kurrë nuk jeni shumë i vjetër për të vendosur një qëllim tjetër, apo për të ëndërruar një ëndërr të re.” – C. Lewis

 

“Qëllimi im nuk është të jem më i mirë se kushdo tjetër, por të jem më i mirë se sa kam qenë dikur.” – Dr. Wayne W. Dyer

 

“Çdo ditë është një llogari bankare bosh dhe koha është monedha jonë. Askush nuk është i pasur, askush nuk është i varfër, ne kemi nga 24 orë secili”. – Christopher Rice

 

“Para se të flasësh, dëgjo. Para se të shkruash, dëgjo. Para se të shpenzosh, fito. Para se të investosh, investigo. Para se të kritikosh, prit. Para se të lutesh, fal. Para se të heqësh dorë, përpiqu. Para se të dalësh në pension, kurse. Para se të vdesësh, dhuro”. – William A. Ward

 

“Jo gjithçka që numërohet ka vlerë, dhe jo gjithçka që ka vlerë mund të numërohet”. – Albert Einstein

 

“Unë jam i pasur vetëm sepse e di kur e kam gabim… Kam mbijetuar nga njohja e gabimeve të mia”. – George Soros

 

Ji i lumtur me veten tënde. Dashuroji të metat e tua. Zotëroji frikërat e tua – Ariana Grande

 

Ji i përulur, i uritur dhe përpiqu të jesh gjithmonë ai që punon më shumë – Dwayne Johnson