Shumë toksina dhe substanca toksike bredhin botën në të cilën jetojmë, duke na cënuar me efektin e tyre.

Toksinat kimike ndodhen në ushqimin tonë, në ajër, madje edhe në pajisjet tona të preferuara: pesticidet, merkuri dhe madje edhe uraniumi janë ndër ato që kontribuojnë në përkeqësimin e shëndetit.

Duke detoksifikuar trupat tanë, ne mund të parandalojmë një sërë problemesh shëndetësore që mund të fillojnë me ekspozimin ndaj toksinave.

Ne kemi gjetur 11 mënyra që do t’ju ndihmojnë të pastroni trupin tuaj dhe të jeni të shëndetshëm përsëri.

Pini verë të kuqe.

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Mund të duket e çuditshme që një pije alkoolike përdoret për të pastruar trupin. Megjithatë, ka shumë studime që tregojnë se vetëm një gotë verë e kuqe në ditë mund të përmirësojë nivelin e kolesterolit dhe madje edhe të luftojë infeksionet e traktit urinar.

Përdorni qymyr druri aktiv.

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Qymyri i drurit është në thelb druri i djegur apo edhe lëvozhga të arrës së kokosit. Substanca e djegur nuk ka oksigjen dhe bëhet shumë absorbuese. Ajo mund të heqë shumicën e toksinave, metaleve të rënda dhe helmet nga trupi juaj.

Është e këshillueshme që të merrni një pilulë para një vakti apo konsumimi të alkoolit.

Pini shumë ujë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Uji është një burim natyror për “shpëlarje” të substancave të këqija – sa më shumë që të pini, aq më shpejt toksinat nga trupi juaj do të largohen nëpër traktin tuaj urinar.

Ekziston një pije me bazë ujin që mund të ndihmojë në pastrimin e trupit tuaj – thjesht shtoni 2 lugë uthull organik të mollës në një litër ujë dhe shkundeni atë. Pini çdo ditë në mëngjes.

Shmangni sheqernat e rafinuara.

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Sheqernat e rafinuara dhe ëmbëlsuesit artificiale shkaktojnë që trupi të bllokojë metabolizmin e tij natyror dhe të krijojë shumë glukozë në gjak. Duke krijuar kështu një cikël vicioz të shtimit të peshës, si dhe një shans për të shkaktuar diabet dhe sëmundje të zemrës.

Konsumimi i sheqerit organik, shurupit të panjës dhe ëmbëlsuesve të tjerë të shëndetshëm do të bëjnë punë. Ju do të vini re se trupi juaj ka nevojë për të larguar sheqerin kur dëshirat tuaja për ëmbëlsira fillojnë të rriten.

Hani ushqime organike

© Universal Pictures © Depositphotos.com © Depositphotos.com

Perimet organike, frutat dhe mishi nuk përmbajnë toksina si pesticide ose antibiotikë. Ushqimet organike do të përmirësojnë metabolizmin tuaj dhe do të ndihmonjë sistemin tuaj të tretjes të punojë më mirë në largimin e elementeve toksike të panevojshme nga trupi juaj.

Ushqimi i përpunuar nuk do të ofrojë kurrë më shumë lëndë ushqyese se sa ai organik. Rritni vetë perimet tuaja – mbillni një kopsht të brendshëm ose blini nga fermerët lokalë.

Pastroni ajrin nga toksinat.

© Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com

Toksinat dhe substancat toksike mund të hyjnë në shtëpinë tuaj nëpërmjet dritareve të hapura. Pra, pastrimi i ajrit është një ide e mirë për t’u siguruar që nuk merrni frymë papastërti. Thjesht fshini mobiljet dhe pastroni dyshemenë me një leckë të lagur disa herë.

Në vend të kafes në mëngjes, pini çaj jeshil.

© Pixabay © Depositphotos.com

Kafeja, sidomos kur nuk është e filtruar, përmban cafestol, një molekulë diterpenoide që mund të rrisë nivelet e kolesterolit. Shmangni ndërtimin e kolesterolit të keq dhe pini çaj jeshil ose çajra bimorë.

Përpiquni të agjëroni kohë pas kohe.

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Ne hamë dhe hamë dhe pastaj hamë edhe më shumë. Dhe pjesa më e madhe e asaj që hamë ne përbëhet nga ushqime të përpunuara dhe sheqerna të rafinuara.

Agjërimi për një ose dy ditë mund të ndihmojë pastrimin e trupit nga substanca të dëmshme, si dhe për ta përgatitur për një dietë më të shëndetshme duke zvogëluar oreksin tuaj.

Bëni sauna ose ushtrime

© Depositphotos.com © Depositphotos.com © Depositphotos.com

Djersitja është një mënyrë e natyrshme për pastrimin e trupit nga toksinat. Shkoni në një sauna dhe djersituni. Megjithatë, konsultohuni me mjekun tuaj përpara pasi ekspozimi i temperaturës së lartë nuk rekomandohet për disa njerëz me probleme shëndetësore.

Një tjetër mënyrë për t’u djersitur është, natyrisht, duke ushtruar. Mos harroni të bëni një dush më pas për të pastruar lëkurën tuaj nga e gjithë djersa!

Preferoni probiotikët

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Sistemi juaj i tretjes dhe sa mirë funksionon ai është çelësi për një pastrim të mirë të trupit. Për të lehtësuar funksionimin më të mirë të stomakut dhe zorrëve, merrni probiotikë si shtesa ose hani ushqime probiotike.

Një nga ushqimet më të pasura me probiotikë është kosi i thjeshtë. Sigurohuni që ta konsumonitë paktën një herë në ditë dhe sistemi juaj i tretjes do t’ju falenderojë.

Mësoni si të bëni smoothie detoksifikuese.

© Pixabay © Depositphotos.com

Ndryshimi i shprehive tuaja të të ngrënit mund të jetë shumë efektiv për detoksifikimin e trupit tuaj. Ngrënia e shumë fibrave ushqyese të papërpunuara mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes suaj dhe kështu ndihmoni në pastrimin e sistemit tuaj natyrshëm.

Bëni smoothie me fruta dhe perime ose ushqime probiotike si kefir ose kos.

Bonus: detox ujë jon

© InspiredThruNature

Detoksi me ujë jon është një tjetër mënyrë për të larguar toksinat nga trupi juaj. Sallonet e bukurisë e kanë këtë opsion pas një pedikyri. Ju gjithashtu mund ta blini këtë pajisje në internet dhe ta përdorni atë në shtëpi.

Cila është metoda juaj e preferuar e detoksifikimit dhe sa shpesh bëni atë?