Mjekët kinezë e quajnë fytyrën tonë “dritarja e shëndetit”.

Kjo sepse lëkura jonë reagon ndjeshëm ndaj çdo mosfunksionimi dhe ndryshimi në punën e trupit, duke na dërguar sinjale, për shembull, në formën e puçrrave.

Ne kemi zbuluar se funksionit të cilit prej organeve duhet t’i kushtojmë vëmendje nëse shfaqen njolla në fytyrë.

Balli dhe vetullat

© pixabay © depositphotos

Shenjat në ballë ose sipër vetullave kanë më shumë gjasa të tregojnë rreth problemeve të caktuara gastrointestinale. Një urë në mes të vetullave është “përgjegjëse” për funksionin e mëlçisë.

Përpiquni të korrigjoni situatën duke eliminuar ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura nga dieta juaj dhe duke reduktuar ndjeshëm konsumimin e alkoolit.

Hundë

© depositphotos © depositphotos

Puçrrat në hundë tregojnë për problemet e sistemit kardiovaskular, arsyeja kryesore për të cilin është stresi.

Mundohuni të mbani një mënyrë jetese aktive, të relaksoheni më shpesh dhe të ndiqni një orar gjumi.

Veshët

© depositphotos © depositphotos

Sipas mjekëve kinezë, lëkura e veshëve është e lidhur pazgjidhshmërisht me funksionimin e veshkave dhe sistemit urinar.

Nëse keni vërejtu puçrra në veshët tuaj, së pari duhet të zvogëloni konsumin e kripës dhe të kafesë dhe të filloni të pini më shumë ujë.

Faqe dhe mollëza

© depositphotos © depositphotos © depositphotos

Mollëzat dhe pjesa e sipërme e faqeve pasqyrojnë punën e mushkërive dhe bronkeve. Puçrrat që shfaqen këtu mund të tregojnë për probleme me sistemin e frymëmarrjes. Një arsye për këtë mund të jenë dhe alergjitë.

Buzë

© pixabay © depositphotos

Problemet dermatologjike rreth gojës mund të na japin një sinjal rreth problemeve të tretjes, duke rezultuar në mostretje dhe spazëm të zorrëve.

Mundohuni të refuzoni plotësisht ushqimin e shpejtë. Përfshini në dietën tuaj sa më shumë ushqime të pasura me fibra, të tilla si frutat dhe perimet.

Mjekër

© depositphotos © depositphotos

Shenjat në këtë zonë zakonisht na tregojnë për sistemin riprodhues. Një shkak tjetër për këtë mund të jenë problemet e ekuilibrit të hormoneve dhe një fazë e caktuar e ciklit menstrual.

Nëse këto puçrra në mjekrën tuaj shfaqen vetëm një herë, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Thjesht thajeni lëkurën me locion ose vaj zinku.

Megjithatë, një skuqje e përhershme në mjekër lë të kuptohet se do të ishte më mirë të bënit një vizitë tek mjeku.