Kilogramët shtesë kanë ndikim më të madh në trupin tuaj sesa vetëm pak peshë më shumë.

Fitimi i peshës gjatë një viti mund të duket i padëmshëm, por kilogramë të reja mund të shtohen me kalimin e kohës dhe të kenë pasoja serioze.

Shija e ushqimit bëhet jo e mprehtë për njerëzit mbipeshë, ata kanë më shumë gjasa të ndihen të dëshpëruar dhe të shqetësuar dhe të kenë probleme shëndetësore afatshkurta dhe afatgjata me frymëmarrjen, konceptimin dhe me zemrën.

Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për rëndësinë e të jetuarit shëndetshëm dhe kemi përgatutur një listë me 14 pasojat e mbipeshës.

Ndjesia juaj e shijes zbehet dhe çon në ngrënie të tepërt

© depositphotos.com

Mund të duket se ne fitojmë peshë, sepse ushqimi që hamë duket shumë i shijshëm, por kjo nuk është e vërtetë. Studimet tregojnë se obeziteti zvogëlon receptorët tanë të shijes me 25%.

Kjo i bën njerëzit të konsumojnë edhe më shumë ushqim ndërsa përpiqen të përjetojnë të njëjtën shije të pasur që kishin më parë nga ushqimet e tyre të preferuara.

Migrena shfaqet më shpesh

© depositphotos.com © depositphotos.com

Fitimi në peshë rrit shanset për të pësuar një dhimbje koke të papritur. Sipas Fondacionit Amerikan të Migrenës, njerëzit me obezitet vuajnë nga migrena kronike më shpesh se të tjerët.

E rëndësishme: Obeziteti nuk shkakton migrainë, por është një faktor rreziku, që do të thotë të jesh i obez i shton gjasat për të pasur migrenë.

Më shumë kolesterol në gjak

© depositphotos.com

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol për të ndërtuar qeliza të shëndetshme, por nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Rritja e peshës e bën trupin tuaj të zhvillojë kolesterol të lartë dhe ngre rrezikun për të krijuar depozita yndyrore në enët e gjakut.

Depozitat dhjamore e bëjnë të vështirë që gjaku juaj të rrjedhë nëpër arteriet tuaja, e pengojnë zemrën tuaj për të marrë oksigjen të mjaftueshëm dhe zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut në trurin tuaj. Kjo rrit rrit rrezikun e një sulmi në zemër dhe goditjes në tru.

Ndiheni çdo ditë e më në depresion

© depositphotos.com

Ekziston një lidhje e fortë midis depresionit dhe shtimit të peshës, sipas hulumtimit. Shtimi i peshës ka një ndikim psikologjik dhe kjo shkakton depresion, veçanërisht tek femrat.

Një tjetër studim thotë se njerëzit mbipeshë kanë një rrezik 55 për qind më të madh se njerëzit e tjerë  për zhvillimin e depresionit gjatë jetës së tyre.

Mund të keni vështirësi të ngjizni

© depositphotos.com

Një nga pasojat më të rrezikshme të fitimit të peshës shtesë për një grua është rritja e rrezikut të infertilitetit. Indet shtesë të dhjamit çojnë në një çekuilibër hormonal. Kjo ndikon në ciklin menstrual të një gruaje dhe cilësinë e vezëve të saj. Si rezultat, bëhet e vështirë për një grua që të konceptojë.

Ju dhembin muskujt

© depositphotos.com

Shtimi në peshë çon në mungesë të vitaminës D, një lëndë ushqyese e rëndësishme që ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe të promovojë rritjen e kockave, ndihmon në trajtimin e sëmundjeve autoimune, kancerin dhe dhimbjet kronike dhe lufton depresionin.

Njerëzit me deficiencë të vitaminës D përjetojnë dhimbje muskujsh në vende të shumta. Ju mund të mendoni se merrni mjaftueshëm vitaminë D përmes shtojcave dhe rrezeve të diellit, porajo mund ta humbasë efektin e saj në indet yndyrore shtesë.

Filloni të gërhisni shumë gjatë natës

© depositphotos.com © depositphotos.com

Mund të mendojmë se kur fitojmë peshë, ajo depozitohet vetëm në disa zona të trupit tonë, por ajo shpërndahet në të gjithë trupin. Gjithashtu shfaqet në afërsi të zonës së fytit dhe qafës dhe çon në ngushtimin e kalimit të ajrit. Si rezultat, një person fillon të gërhasë me të vërtetë shumë.

Kilogramët shtesë çojnë në ndryshimet e ADN-së

© depositphotos.com © depositphotos.com

Megjithëse gjenet tona nuk ndryshojnë gjatë gjithë jetës sonë, mënyra e jetesës mund të ndikojë tek ata, sipas Helmholtz Zentrum Muenchen.

Fitimi i peshës mund të ndryshojë ADN-në tonë dhe mund të ketë pasoja më të rrezikshme sesa duket. Ky ndryshim çon në një rritje të rrezikut të diabetit të tipit 2, si për prindërit dhe për fëmijët e tyre.

Probleme me urinimin e tepërt

© depositphotos.com © depositphotos.com

Nëse e keni vënë re se keni filluar të shkoni në tualet më shumë se zakonisht, mund t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje. Kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjes së veshkave dhe mund të shkaktohet nga kilogramët shtesë që keni fituar.

Personat obezë dhe pak mbipeshë kanë 7 herë më shumë gjasa të kenë probleme me veshkat dhe madje edhe dështim të veshkave, sipas hulumtimit të bërë nga Universiteti i Kalifornisë – San Francisko.

Keni vështirësi në frymëmarrje

© depositphotos.com © depositphotos.com

Pesha shtesë mund të shkaktojë që ju të ndaloni së marri frymë kur flini – kjo quhet apnea e gjumit. Kjo ndodh kur rrugët e frymëmarrjes bllokohen gjatë gjumit dhe rrjedhja e ajrit zvogëlohet madje edhe ndalet plotësisht.

Truri dërgon një sinjal për t’u zgjuar dhe kjo zgjim i vazhdueshëm mund të bëjë që ju të humbni gjumin – gjë që mund të sjellë në më shumë shtim në peshë.

Kaloritë e tepërta kthehen në dhjamë

© depositphotos.com

Kur e tejkaloni kufirin tuaj të përditshëm të kalorive dhe hani shumë, molekulat e karbohidrateve dhe yndyrës janë duke u konvertuar në yndyrë nga mëlçia juaj.

Konsumi i kalorive shtesë shkakton që rezervate yndyrnave të trupit tuaj të zgjerohen dhe, si rezultat, ju fitoni peshë përsëri. Për të humbur kaloritë e tepërta që trupi juaj ka ruajtur, ju duhet të krijoni një “deficit kalorish”.

Qelizat nganjëherë bëhen kanceroze

© depositphotos.com © depositphotos.com

Fitimi në peshë nuk garanton që ju do të zhvilloni kancer, por rrit seriozisht rrezikun, sipas studimeve. Një dietë e dobët, pirja e duhanit dhe pirja e alkoolit gjithashtu rrisin rrezikun e kancerit dhe ju vënë në rrezik.

Nëse kërkoni një mundësi më të mirë për të transformuar veten, filloni me diçka të thjeshtë – ndërpritni sheqernat dhe alkoolin e tepërt dhe përpiquni të pini më pak.

Tensioni i gjakut dhe nivelet e sheqerit në gjak rriten

© depositphotos.com © depositphotos.com

Një tjetër gjë që shtimi i peshës i bën trupit tuaj është se vendos stres shtesë në zemrën tuaj dhe të çon në presion të lartë të gjakut. Kjo rrit rrezikun për të pësuar një goditje në tru ose zhvillimin e demencës.

Për më tepër, pesha e tepërt ju vë në rrezik të zhvillimit të diabetit. Një trup mbipeshë përdor insulinën në një mënyrë që nuk është e natyrshme për t’u përdorur. Sheqeri i lartë i patrajtuar në gjak është shumë i rrezikshëm dhe mund të jetë fatal në disa raste.

Ju papritur ndiheni më në ankth se më parë

© depositphotos.com

Shumë gjëra mund të shkaktojnë ankth, por sipas një studimi të ri, shanset për zhvillimin e ankthit mund të rriten me sasinë e yndyrës së tepërt në trup.

Hulumtuesit vunë re se gratë mbipeshë vuanin nga ankthi më shumë se kolegët e tyre më të dobëta. Ndërsa ata humbën peshë, simptomat e ankthit u reduktuan dhe gratë filluan të ndjeheshin më mirë. Kjo humbje e peshës mund të ndryshojë kiminë e trurit dhe ta bëjë atë të prodhojë seroton, i njohur si “hormoni i lumturisë”.

Arsyet e mundshme përse fitoni peshë

© depositphotos.com

Megjithëse arsyet më të dukshme të fitimit në peshë mund të jenë ngrënia e tepërt dhe të mos qënit aktivë, ka edhe disa faktorë të tjerë. Pabarazitë e hormoneve, disa medikamente dhe problemet me tiroidet mund të kenë gjithashtu një ndikim në trupin tuaj dhe t’ju bëjnë të fitoni peshë të padëshiruar.

Nëse mendoni se keni ndonjë nga problemet e përmendura në këtë artikull, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj dhe ata do t’ju ndihmojnë të merrni hapat e duhur për t’i zgjidhur ato.

A keni fituar peshë shtesë gjatë periudhës së pushimeve? A keni vënë re se ndonjë nga gjërat e përmendura në këtë artikull po ndodh me trupin tuaj? Cilat janë metodat tuaja për humbjen e peshës? Ndani me ne në seksionin e komenteve.