Më shumë se 8 milionë njerëz vuajnë nga sulmet e përsëritura të nyjeve të ndjeshme, të kuqe dhe të ënjtura. Midis tyre janë shumë aktorë të famshëm, atletë dhe shkrimtarë.

Në fakt, Benjamin Franklin humbi shumë takime që u mbajtën për të hartuar Deklaratën e Pavarësisë për shkak të cermës.

Ne kemi mbledhur disa këshilla që mund të ju ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen e një sulmi të sëmundjrs së cermës.

Çfarë është cerma?

Në mjekësi, cerma është e lehtë për t’u përshkruar – është një inflamacion i zakonshëm (zakonisht në gishtin e madh) i cili shkaktohet nga nivele të larta të acidit urik në gjak.

Dhimbja që përjeton personi është tronditëse. Hidhni një vështrim më të afërt mënyrës tuaj të jetesës, mbase arsyeja pse në rradhë të parë keni sulmet të tilla fshihet aty.

Mbrohuni nga pesha e tepërt.

© Depositphotos.com

Kur njerëzit janë mbipeshë ose të obezë, trupi i tyre prodhon më shumë insulinë. Nivelet e larta të insulinës ngadalësojnë eliminimin e acidit urik që shkakton cermën.

Gjithashtu, një studim i vitit 2015 provoi se njerëzit të cilët nuk janë obezë, por kanë nivele të larta të yndyrës së brendshme, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë cermë se sa njerëzit që kanë më pak yndyrë të barkut. Pra, humbja e peshës mund t’ju ndihmojë të merrni nën kontroll dhimbjet.

Kontrolloni historinë e familjes

© Depositphotos.com

Cerma është pjesërisht një sëmundje gjenetike, kështu që nëse dikush në familjen tuaj e kishte atë, jini të vetëdijshëm se mund ta keni edhe ju gjithashtu. Për fat të keq ju nuk mund të bëni asgjë në lidhje me këtë pjesë të sëmundjes përveç shikoni veten nga afër. Ju gjithashtu mund të jeni në rrezik nëse:

  • jeni një burrë midis 40 dhe 50 vjeç;
  • merrni medikamente diuretike ose ciklosporine;
  • keni probleme shëndetësore si presion të lartë të patrajtuar, diabet, sindromë metabolike, ose sëmundje të zemrës dhe veshkave.

Ndryshoni dietën tuaj

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Cerma historikisht njihet si “sëmundja e mbretërve” ose “sëmundja e njeriut të pasur”. Kjo për shkak se ushqimi deti dhe mishi i kuq (ushqimet që vetëm njerëzit e pasur mund të përballonin) përmbajnë shumë purina – një grup kimikatësh nënprodukti i të cilëve është acidi urik.

Ndërprerja e konsumit të alkoolit, sidomos e birrës dhe pijet e ëmbëlsuara do t’ju ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e sulmeve.

Ushqimet që duhet të hani për të menaxhuar sulmet dhe dhimbjen tuaj:

© Depositphotos.com

Për shkak të aftësive të tyre antioksiduese, qershtëi mund të ulin acidin urik në gjak. Një studim ka zbuluar se ngrënia e qershvei apo marrja e ekstraktit të qershisë 2 ditë para sulmit të cermës, ul rrezikun që kjo të ndodhte me 35% në krahasim me njerëzit e tjerë.

© Depositphotos.com

Po, vetëm ujë. Pirja e ujit të mjaftueshëm do t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar dhe do t’ju ndihmoni të largoni acidin urik nga sistemi juaj, të zvogëloni acidin e lartë urik në nyjet tuaja dhe kështu të parandaloni sulmet.

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Një studim tjetër ka provuar se xhenxhefili, i cili njihet mirë për cilësitë e tij anti-inflamatore, mund të ndihmojë shumë. Ju ose mund të merrni atë nga goja ose të bëni një paste nga ajo dhe të aplikoni në zonat e prekura.

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Shafran i Indisë është një tjetër superushqim, i njohur për përfitimet e tij të mëdha shëndetësore, që mund të ndihmojë në luftimin e inflamacionit. Ai gjithashtu ka disa aftësi analgjezike.

Një tjetër studim gjithashtu tregoi se curcumi – përbërës aktiv i shafranit të Indisë mund të ulë nivelin e acidit urik në trup.

Nëse keni ndonjë këshillë se si të menaxhoni një sulm të cermës, ju lutemi na tregoni në koment! Dhe kujdesuni për veten!