Herakliti (535 – 475 para lindjes së Krishtit) ishte filozof para-sokratik. Herakliti doli me tezën: Mos iu kundërvër ndryshimit.

Filozofi grek na fton të mendojmë ndryshimin si një nevojë të natyrshme e jetës: Vuajtja vjen nga fakti se ne e kundërshtojmë atë.

Si ta ushtroni këtë: Mundohuni të mendoni se si do ta keni jetën tuaj pas dhjetë vjetësh.

Dhe pyesni veten: “Cilat janë gjëra që në afat të gjatë do të më bëjnë të lumtur?”.

Për të mësuar më shumë nga teknikat dhe thëniet e Heraklitit, lexoni disa nga thëniet më të famshme të tij…

 

21 AFORIZMA NGA HERAKLITI

1. Koha është një lojë që luhet bukur nga fëmijët.

 

2. E vetmja gjë që është e përhershme është ndryshimi.

 

3. Bollëku i dijeve nuk e bën të mençur njeriun.

 

4. Fati i njeriut është karakteri i tij.

Ditë pas dite, ajo që ju zgjidhni, ajo që ju e mendoni dhe ajo që ju bëni – është ajo që ju do të bëheni!

 

5. Kundërshtimi e sjell harmoninë. Prej kundërshtimeve dhe argumentimeve vjen harmonia më e drejtë.

 

6. Njeriu është më së afërti vetvetes, kur ai e arrin seriozitetin e fëmijës në lojë.

 

7. Sytë dhe veshët janë dëshmitarë të këqinj, për njeriun që ka shpirt të lig, barbar.

 

8. Rruga që ngjitet lart dhe rruga që zbret poshtë, janë një dhe e njëjta rrugë.

 

9. Nuk duhet të veprosh as të flasësh, si ata që janë në gjumë.

 

10. Nuk mund të futesh dy herë në të njëjtin lumë.

Për shkak se lumi nuk është i njëjtë dhe ai nuk është i njëjti person…

 

11. Sado rrugë që të bësh, nuk mund të gjenden caqet e shpirtit, kaq të thella janë ato.

 

12. Të mos ngutemi të japim një gjykim për gjërat thelbësore.

 

13. Harmonia e padukshme është më e përsosur, sesa ajo që është e dukshme.

 

14. Në perimetrin e një rrethi, fillimi dhe fundi ngatërrohen me njëri-tjetrin.

 

15. Të gjitha ditët kanë një natyrë të vetme dhe të njëjtë.

Çdo ditë është si ditët e tjera.

 

16. Mendimi është virtyti më i lartë; dhe urtësia qëndron këtu: të thuash gjëra të vërteta dhe të veprosh sipas natyrës, duke dëgjuar zërin e saj.

 

17. Natyrës i pëlqen t’u fshihet syve tanë.

 

18. Për Zotin, gjithçka është e bukur, e mirë dhe e drejtë; njerëzit i mbajnë disa gjëra si të drejta dhe ca të tjera si të padrejta.

 

19. Asnjëri prej nesh të mos jetë më i miri; në pastë një njeri të tillë, le të shkojë e të rrojë tjetërkund dhe me njerëz të tjerë.

 

20. Duhet shuar dhuna, në vend të zjarrit!

 

21. Vuajtja vjen nga fakti se ne e kundërshtojmë atë.