Ne kemi botuar shumë intervista në këta 5 vjet te gazeta “Super Shëndeti”, por kjo do të mbetet e veçantë dhe do t’u hyjë në zemër të gjithëve.

Sepse, vërtet na prek të gjithëve në fakt, fëmijë e të rritur, pasi bëhet fjalë për të moshuarit, që janë prindërit tanë, gjyshërit tanë…

Eshtë mjekja e familjes, Dr. Xhentiljana Nazaj – Poliklinika e Lagjes 10, e cila na e ka bërë këtë intervistë kaq të këndshme, me përgjigjiet e saj praktike, për kujdesin emocional, mendor dhe shëndetësor për moshat e treta.

Një artikull i ndjeshëm për të reflektuar të gjithë ne, që mos ta lëmë vetminë të kthehet në sëmundje. Lexojeni dhe do të na jepni të drejtë…

 

INTERVISTOI: GENTIANA KODRA

Mosha e tretë, gjithnjë e më shumë janë të vetmuar. Qoftë për shkak të emigracionit, qoftë për shkak se çiftet e reja zgjedhin që të nisin jetën më vete etj. Si ndikon vetmia, ndarja me fëmijët te të moshuarit?

“Moshimi është: Si të ngjitesh në një mal, ju merret fryma, por keni një pamje të bukur”.

E nisa me kete thenie, per te treguar se mosha e trete duhet te jete mosha me e bukur, ku njerezit duhet te pushojne, te çlodhen e te shijojne rezultatin e nje jete te lodhshme, e te mbushur me sakrifica.

Kjo eshte koha kur ata kane nevoje per qetesi e perkujdesje, si nga femijet e tyre, ashtu dhe nga e gjithe shoqeria…

Por, ne fakt, nuk ndodh keshtu ne jeten qe jetojme, e prekim çdo dite, ata ndihen gjithnje e me shume me te vetmuar dhe me te braktisur.

Shkeputja nga puna e perditshme i ben të ndihen pasive, sidomos meshkujt.

Nga ana tjeter, edhe largimi i femijeve per te jetuar me vete me familjet e tyre te sapokrijuar, ose te larguar ne emigrim i ka bere keto persona te ndihen vetem.

Pikerisht kjo vetmi i ben keta persona te kene shqetesime, kryesisht te sistemit nervor, stresi që rëndon mbi ta shoqerohet me pagjumesi, gjendje ankthi e me tej, ne depresion.

 

A duhet trajtuar edhe vetmia si një “sëmundje” të themi; apo më saktë një stil jetese për nevojë edhe kujdesin shëndetësor?

Përsa i përket konceptit të sëmundjes vetë vetmia nuk duhet konsideruar si e tille.

Ajo është një gjendje apo stil jetese që ka nevojë për përkujdesje si nga sistemi shëndetësor, ashtu edhe nga ai social, pra është një gjëndje që po nuk u ndihmua, kalon pastaj në sëmundje sidomos te sistemit nervor.

Ne si mjekë familje, duke patur kontakt me te shpeshte me keto mosha, na del si detyrë që t’i këshillojmë si ata, ashtu dhe femijet e tyre, pasi është më e lehtë të parandalojmë sesa të shërojmë.

Prandaj ne këshillojmë rritjen e aktivitetit fizik, aktivitetit shoqëror dhe për këtë vijnë në ndihmë edhe politikat që bën si ministria dhe pushteti lokal për përfshirjen e këtyre moshave në aktivitete shoqërore apo fizike, duke i ndihmuar të mos ndihen të braktisur nga shoqëria.

Të parët që mund të përmirësojnë gjëndjen e tyre janë pikërisht fëmijet e tyre dhe është detyra jonë si mjekë që t’i këshillojmë se si duhet të sillen me moshën e tretë, psh t’u bëjnë një telefonatë prindërve në 24 orë, ose në fundjavë të kalojnë kohën me ta, t’i nxjerrin shëtitje në ajër të pastër, t’u ofrojnë fëmijët e tyre, nipërit dhe mbesat për të kaluar disa orë që të thyejnë monotoninë dhe vetminë.

Detyra jonë si mjekë dhe si psikologë është që t’u sugjerojmë që të mos e lenë pas dore aktivitetin fizik që do të thotë të bëjnë shëtitje në ajër të pastër, të kalojnë kohën me bashkëmoshatarët e tyre etj.

Një rol të madh këtu luajnë edhe qendrat ditore që kane krijuar bashkitë apo minibashkitë, ku moshat e treta kalojnë kohën sëbashku duke u argëtuar, duke biseduar dhe duke pirë kafe me çmime simbolike.

Kjo bën që të thyhet shumë mirë vetmia dhe ata të ndihen më aktiv dhe të kalojnë gradualisht në “jetën e re”, pra të mos kalojnë nga një ekstrem aktiv në një ekstrem pasiv.

 

A i ndihmon gjyshërit lënia e fëmijëve për kujdestari, pra që t’i mbajnë ata, a mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin mendor? Apo është një barrë psikologjike për ta?

Kalimi i kohës me nipërit dhe mbesat i ndihmon të moshuarit për të qenë aktiv, pra kujdesja ndaj tyre, argëtimi me ta i bën më të gjallë dhe me aktiv.

Por, kjo përkudesje duhet të jetë për disa orë dhe jo me orare të zgjatura, pasi do të ishte e lodhshme për ta, pasi mosha e tretë ka nevojë edhe për pushim.

Kujdesi ndaj nipërve do t’i mbajë ata në aktivitet fizik dhe psikologjik, do të ndihen mirë dhe do të harrojnë plogështinë e moshës, do të harrojnë dhimbjet apo çrregullimet shëndetësore që ata mund të kenë.

 

Cili duhet të jetë regjimi ushqimor bazë për të moshuarit, si do ishte një skemë ushqimore e mirëbalancuar për ta?

Moshimi eshte process natyral i paevitueshem i programuar ne genet tona qe ne gjeneze, por njeriu mund ta ngadalesoje ate.

Nje nga menyrat per ta arritur kete, eshte konsumimi i ushqimeve të shëndetshme.

Ushqimi për moshën e tretë duhet të jetë i ekuilibruar, i pasur me fruta perime, drithëra, peshk, mish pule, bulmet me yndyrë të reduktuar.

Për moshën e tretë nevojat ne kalori ulen, pasi ka me pak muskuj, hormonet e tiroides bien dhe ka nje ritem metabolik me te ngadalte.

Per te rritur imunitetin, keto mosha kane nevoje për proteinë me natyre biologjike, por pa yndyre.

Ushqime të tilla si veza, peshku, mishi i shpendëve dhe mishi i kuq pa dhjamë janë të nevojshëm për të ruajtur masën muskulore e për të prodhuar qelizat e sistemit imunitar.

Personat nënpeshë duhet të plotësojne patjetër nevojat ditore me keto ushqime; nje menyre eshte marrja e tyre ne forme te lengshme, si: kos, banania etj.

Konsumimi i frutave dhe perimeve, fasuleve, drithërave të ndryshme qe jane te pasura ne fibra, ndihmon në mbarëvajtjen e zorrëve dhe parandalon kapsllëkun.

Gjithashtu edhe konsumimi i ujit është shumë i rëndësishëm, duke shmangur dehidratimin e trupit.

Përsa i takon yndyrnave, konsumi i tyre duhet te jete i paket, sa per te permiresuar shijen per te ulur rrezikun e arterosklerozes.

Preferohen yndyrat bimore, si vaji i ullirit, arra, peshku.

Rekomandohet një gotë qumësht i freskët në mëngjes, prej të cilit marrim kalciumin që është i rëndësishëm për kockat.

10 deri 30% e te moshuarve vuajne nga gastritis atrofik, te cilet jane te rrezikuar nga mungesa e vitaminës B12.

Kjo duhet monitoruar vazhdimisht, duke pasur parassysh pasojat qe jep mungesa e saj si anemi dhe demtime te parikoperueshme neurologjike.

Ajo merret nga ushqimet me origjine shtazore si pula, peshku, bulmeti, veza dhe mishi.

Nëse nuk kemi nivelin e deshiruar, atëhere duhet marre me suplemente.

Në moshën e tretë kemi një problem sidomos për ata që janë mbi 75 vjeç, kemi ulje të oreksit, pasi edhe shqisa e të shijuarit bie dhe gjithmonë u rekomandohet që të mos i mposhtë kjo gjë, pasi duke mos marrë lëndët ushqimore ditore të nevojshme, fillon dehidratimi, rënia në peshë etj.

Marrja e suplementeve për këta persona që kanë probleme me oreksin është e këshillueshme, sidomos vitamina C, kombinuar me Zinkun, të cilin në trajtë natyrale e gjejmë tek mishi i viçit.

Zinku eshte minerali qe lidhet me oreksin, ndaj nuk duhet neglizhuar marrja e tij, nese vini re mungese te oreksit, i kombinuar me vitaminen C ka efekt shume te mire.

Plakja është një proces biologjik i natyrshëm që nuk mund ta shmangim, por mund ta ngadalësojmë dhe per këtë, ndikon shumë regjimi ushqimor, aktiviteti fizik, dhe menyra e të konceptuarit të jetës shoqërore, duke jetuar si një person i shëndetshem edhe pse në moshë të tretë.

 

Çfarë ushqimi apo ilaçesh duhet të kenë pranë, në rast të ndonjë goditjeje në zemër?

Medikamentet që çdo pacient duhet të ketë në shtëpi, në rast të një dhimbjeje të fortë në gjoks, që është paralajmërim për ndonjë goditje në zemer, duhet të ketë spraj trinitrine, apo gjysmë tablete trinitrine nën gjuhë.

E mira është të ketë një shkarkues si furosemide 40 mg, që quhet edhe “shkarkuesi i emergjencës”, për të ulur hipertensionin.

 

Për shkak të pensionit, në shumicën e rasteve të moshuarit marrin ilaçet me rimbursim, që zakonisht janë të lira. A është domosdoshmërisht një ilaç i shtrenjtë, më i mirë se një ilaç i lirë, i rimbursuar?

Në eksperiencen time si mjeke familje në kaq vite do te thoja që medikamentet që janë të rimbursuara janë efektivë.

Kam paciente qe mjekohen per kohe te gjate me keto medikamente dhe jane te stabilizuar.

Por efekti i medikamenteve varet dhe nga gjendja e pacientit, prsh nje person qe vuan nga hipertensioni, nese ai kalon nje situate stresi apo shqetesimi, tensioni arterial i tij mbetet i larte, edhe pse mund te perdorim medikamentin me te shtrenjte.

Pra karahas mjekimeve te hipertensionit ka nevoje dhe per nje qetesues.

Mjeku i familjes duke njohur dhe historikun e sëmundjes së pacientit, në bashkëpunim me specialistet perkates dhe pacientin, përcakton edhe terapine, edhe mjekimin më të përshtatshëm për të.

(… PJESA E PARE, Vijon PJESA E DYTE)