Nuk ka rëndësi nëse keni flokë natyralisht të përsosur apo jo. Gjëja më e rëndësishme është të kujdeseni që flokët tuaj që të jenë të butë dhe të trashë.

Ne kemi përgatitur tashmë për ju një udhëzues për zgjedhjen e një stili më të mirë flokësh.

Por mbani mend:

Nuk do të jetë vendimi më i mirë për t’i larë flokët çdo ditë – do të hiqni prej flokëve vetëm vajin e të tij natyral. Trupi juaj do të fillojë të prodhojë edhe më shumë sebum që do të rezultojë në krijimin yndyrës së flokëve tuaj më shpesh.

Çfarë lloj floku keni?

Për flokë normal:

  • Larja: Çdo 2-3 ditë
  • Rrënjët: vajisen pas 2 ditësh
  • Fundet: në gjendje normale
  • Volumi: normal
  • Elektriciteti statik: ndonjëherë

Për flokë të yndyrshëm:

  • Larja: çdo ditë
  • Rrënjët: të vajisura që në mbrëmje
  • Fundet: të ndara
  • Volumi: vetëm pas larjes
  • Elektriciteti statik: shumë rrallë

Për flokë të thatë:

  • Larja: një herë në javë
  • Rrënjët: të yndyrshëm nga fundi i javës
  • Fundet: të thata, të brishta
  • Volumi: i tepërt
  • Elektriciteti statik:shpesh

Për flokë ku kombinohen të sipërpërmendurat:

  • Larja:Çdo 2-4 ditë
  • Rrënjët: Të yndyrshëm pas 2-3 ditësh
  • Fundet: të thata, të ndara
  • Volumi: fundet mund të jenë të dredhura
  • Elektriciteti statik: vetëm në funde.

Si të përdoret

  • Aplikoni në flokë një spraj për mbrotje nga nxehtësia dhe lërini të thahen.
  • Filloni që t’i drejtoni nga anët dhe çjesa e pasme e kokës.
  • Lëvizeni pjastrën nga rrënjët tek fundet e flokëve.
  • Përfundoni duke drejtuar pjesën qëndrore të kokës.
  • Krihni flokët.
  • Mos e mbani pjastrën në të njëjtin vend për më shumë se 2-3 sekonda.
  • Mos e përdorni më shpesh se një herë në javë.
  • Pastrojeni atë rregullisht.

Vajrat e flokëve

Vajrat e flokëve përdoren për përkujdesin e flokëve. Ata mund të bashkohen me maskat e flokëve apo trajtime të tjera.

Vaji i avokados: Zbut, ushqen dhe e bën flokun më pak të thatë.

Si ta përdorim:

  • Përzini 5 lugë gjelle vaji avokado me 3-5 lugë vaj kokosi.
  • Ngroheni përzierjen dhe aplikojeni në flokë.
  • Lëreni për 15-20 minuta.

Vaji i arganit: Ushqen, zbut dhe ka një efekt rigjenerues për flokët tuaj.

Si ta përdorim:

  • Në fromën e tij bazë ose me vajra të tjerë.
  • Në vend të balsamit.

Vaji i kokosit: Ndihmon flokun e dëmtuar që të rifitojë gjallërinë e tij.

Si ta përdorim:

  • Për të masazhuar flokët.
  • Shtoni pak pika prej tij në shampon tuaj.

Vaj jojoba: Ushqen, pasuron dhe mbron flokët tuaj.

Si ta përdorim:

  • Për të masazhuar flokët.
  • Aplikoni disa pika në duart tuaja dhe shpërndajeni vajin nëpër flokë.

Vaji burdok: Ushqen dhe pasuron flokët tuaj dhe riparon dëmtimet në strukturë.

Si ta përdorim:

  • Ngroheni vajin dhe përhapeni në flokë.
  • Mbështillni flokët me një peshqir dhe lërini për 1 orë.

Maskat e flokëve

Maskë ushqyese për flokë normale: 

  • 2 lugë vaj burdok
  • dy lugë gjelle vaj ulliri
  • 10 pika vitaminë A
  • 10 pika vitaminë E

Ngrohni përzierjen dhe trazojeni tërësisht. Aplikojeni në të gjithë flokun për 1 orë dhe më pas shpërlajeni kokën me ujë të bollshëm.

Maskë forcuese për flokë të dobët:

  • 1 lugë gjelle vaj kastori
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë çaji lëng aloe

Përzini të gjithë përbërësit dhe aplikojeni maskën në flokë gjysmë ore para se t’i lani. Shpërlajini flokët me ujë të bollshëm.

Maskë për flokë të dëmtuar dhe të thatë:

  • 1 lugë gjelle vaj fare liri
  • gjysmë luge çaji me lëng limoni

Ngrohni vajin dhe përzijeni me lëngun e limonit. Aplikojeni përzierjen në flokë. Mbështilleni kokën me peshqir dhe mbajini ashtu për gjysmë ore.

Maskë efektive për flokë të yndyrshëm:

  • 2 lugë gjelle mustardë të tharë
  • 4 lugë gjelle ujë të ngrohtë
  • 3 lugë gjelle argjilë (të zezë ose jeshile)
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni

përzini të gjithë përbërësit dhe aplikoni në flokë maskën për 30-40 minuta. Më pas lajini flokët si zakonisht.

Zinku dhe seleni mbrojnë kundër efekteve të dëmshme të mjedisit. Këto mund t’i gjejmë tek:

  • vezët
  • bifteku
  • buka e thekrës
  • qumështi
  • frutat e detit

Vitamina E ushqen rrënjët e flokëve dhe i mbron nga rrezet e dëmshme UV. Këtë vitaminë mund ta gjejmë tek:

  • arrat
  • farat
  • vezët
  • perimet jeshile
  • vajrat vegjetalë

Vitamina B stimulon rritjen e flokëve dhe u jep atyre shkëlqim dhe elasticitet. Kjo vitaminë gjendet tek:

  • drithërat
  • arrat
  • buka e bardhë
  • krundet
  • vezët

Në stinët e ftohta

Mbrotje:

  • Kapele
  • Përdorimi i tharëses së flokëve në një temperaturë të ulët
  • Pajisja e lagështirës për dhomën

Ushqyerje:

  • Maska, serume, vajra
  • Vitamina

Në stinët e ngrohta

Mbrojtje:

  • Kapele
  • Produkete për mbrotje kundra diellit
  • Të mos përdorim tharëse flokësh

Rgjenerim:

  • Maska, serume, vajra
  • Vitamina