Të paturit e fëmijëve të vegjël ose foshnjave i bën të gjithë prindërit të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të krijuar kushtet e pështatshme për ta. Prindërit evitojnë skajet e mprehta, bllokojnë kimikatet e rrezikshme në një kabinet dhe mbyllin vaskën ose zonat e pishinës prej fëmijëve të tyre.

Megjithatë, gjëra të tjera që duken të sigurta, si sirtarët e rrobave, mund të shkaktojnë dëmtime tek fëmijët e paditur.

Ne mendojmë se ne duhet të jemi të kujdesshëm për gjërat në shtëpi që mund të jenë të rrezikshme për fëmijët dhe dëshirojmë të nxjerrim në pah disa gjëra që ne të gjithë priremi t’i mendojmë si të sigurta.

Tapetet dhe rrugicat

© Yinan Chen / Wikimedia Commons © Gilles San Martin / Wikimedia Commons © Tomomarusan / Wikimedia Commons

Tapetet ose rrugicat mund ta bëjnë një dhomë të duket e mrekullueshme, të parandalojnë që fëmija të rrëshqitë dhe për të zvogëluar zhurmën. Por kërkimet mbi toksinat në tapete kanë treguar se materialet e tyre mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tonë.

Në fakt, tapetet dëmtojnë cilësinë e ajrit të brendshëm, sipas një studimi të Qendrës Kombëtare për Informacion Bioteknologjik (NCBI). Është gjithashtu veçanërisht e dëmshme për fëmijët, sidomos për të vegjëlit, të cilët mund të gjejnë dhe të gëlltisin sende të vogla që lihen në tapete.

Ilaçe në formë karamelesh

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Katie Eshoo (@imtrashkat) in data:

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Miranda Gates (@mizzluv3r) in data:

Një studim i Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) zbuloi se edhe mësuesit nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin midis karamele dhe ilaçeve dhe se familja e zakonshme nuk i ruan mjekimet në mënyrë të përshtatshme.

Fëmijët që nuk janë në gjendje të lexojnë, kanë më shumë gjasa të ngatërrojnë ilaçet për karamele. Akoma më keq janë ilaçet që janë rrethore, me shkëlqim dhe nuk kanë shenja të identifikueshme – pasi ato duken edhe më të ngjashme me karamelet.

Kordelet e bebeve

© depositphotos.com

Kordelet e bebeve janë një aksesor modern me të cilat prindërit duan të veshin foshnjat e tyre. Por ky aksesor mund të shkaktojë shqetësim tek fëmijët. Nëse është shumë e ngushtë, presioni ndaj kokës së butë të një fëmije mund të jetë i rrezikshëm. Ka pasur gjithashtu raste të vdekjes për shkak të tyre.

Biberoni

© Aaron Jacobs / Wikimedia Commons

Shishet, biberoni fallso dhe gota për fëmijët janë të domosdoshme për to, por çka nëse ato janë të dëmshme dhe shkaktojnë lëndime gjithashtu? Një studim i AAP konstaton se shumica e këtyre lëndimeve kanë përfshirë fëmijë njëvjeçarë (66.4%) të cilët janë të pasigurt për të ecur dhe janë të prirur të bien. 95.9% e këtyre lëndimeve kanë ndodhur në shtëpi.

Rekomandohet që prindërit të sigurojnë përdorimin e duhur të shisheve dhe biberoneve fallso, për shembull duke mos lejuar që fëmijët të vrapojnë me këto artikuj në gojë.

Një çantë e hapur

© Travel Photo Rene / Wikimedia Commons © Aleksandra Brzezińska / Wikimedia Commons

Një çantë është e domosdshme, sidomos për nënat e fëmijëve të vegjël që kanë nevojë për çanta më të mëdha për të mbajtur gjërat e nevojshme të fëmijëve të tyre.

Megjithatë, nëse lihen të hapura, këto çanta mund të jenë të rrezikshme për fëmijët që mund të duan të arrijnë për të marrë diçka brenda çantës, si medikament, parfum ose kozmetikë, që mund të jenë të rrezikshme për fëmijët.

Krevati i fëmijës

© Andy Eick / Wikimedia Commons

Prindërit shpesh marrin për fëmijët e tyre një shtrat, një kosh apo një djep për fëmijët e tyre për të siguruar komoditet dhe siguri. Por në vend që t’i mbrjnë nga e keqja, këto mund të jenë vetë e keqja.

Një studim i AAP tregon se 66.2% e lëndimeve të shkaktuara nga këto objekte janë për shkak të rënies me kokë dhe qafë që është pjesa më e dëmtuar, në 40.3%.

Televizioni

Koha e tepërt para televizionit ka ndikim negativ tek fëmijët e vegjël, por edhe televizioni si një objekt mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët. Një studim i Komisionit të Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit (CPSC) raporton se, krahasuar me rëniet e pajisjeve dhe mobiljeve, vdekjet e shkaktuara nga rënia e televizionit janë më të lartat, në 62%.

Lëndimet nga rënia e televizionit janë rreth 44% dhe në shumicën e rasteve ndodhin në shtëpi.

Rrethi

© Adam Jones / Wikimedia Commons

Rrethi i ndihmon foshnjat që janë të pasigurta për të lëvizur në këmbët e tyre. Por një studim i NCBI thotë se rreziku i një thyerje të kafkës është 12 herë më i madh se dëmtimet në kokë që nuk shkaktohen nga rrethi.

Kjo është për shkak se foshnjat mund të bien duke përdorur këto këmbësorë nëse janë sipër shkallëve ose në një sipërfaqe lartë.

Ciflat e bojës së mureve

© Dietmar Rabich / Wikimedia Commons © Balajikn / Wikimedia Commons

Duhet të bëhet gjithashtu kujdes për të siguruar që bojërat në muret dhe dyert e shtëpisë tuaj të mos jenë të ciflosura pasi fëmijët mund të gëlltisin copëzat e vjetra të bojës, duke shkaktuar helmim me plumb.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, helmimi nga plumbi tek fëmijët mund të dëmtojë trurin e tyre, të ngadalësojë zhvillimin e tyre dhe të shkaktojë probleme dëgjimi dhe të folurit.

Tullumbacet

© Wagino 20100516 / Wikimedia Commons

Tullumbacet janë zbavitëse dhe mjaft të zakonshme, sidomos gjatë festave të ditëlindjes së fëmijëve. CPSC paralajmëron se vdekja nga asfiksimi prej tyre mund të ndodhë në 2 mënyra.

Njëra mënyrë është duke thithur tullumbacet e pafryra në një përpjekje për t’i fryrë ato dhe e dyta është duke përtypur copa të një tullumbaceje të shpuar.

Një studim i NCBI zbuloi se tullumbacet kryesojnë listën e artikujve të zakonshëm që shkaktojnë vdekje për shkak të aspiratës së trupave të huaja tek fëmijët.

Çelësat metalikë

© Gausanchennai / Wikimedia Commons © depositphotos.com

Ata janë të shndritshëm dhe lëshojnë tinguj të mrekullueshëm. Fëmijët tërhiqen lehtësisht duke luajtur me çelësa. Por metali mund të jetë i rrezikshëm kur gëlltitet dhe mund të ketë mbi të pluhur dhe yndyrna dhe skajet e tyre të mprehta janë të rrezikshme për sytë e fëmijëve.

Arte dhe vepra artizanale

© USFWSmidwest / Wikimedia Commons

Artet dhe veprat artizanale janë të mrekullueshme për zhvillimin e mendjeve të reja, por ato gjithashtu mund të jenë të rrezikshme. CPSC ka paralajmëruar për përdorimin jo të duhur të mjeteve dhe ekspozimin ndaj kimikateve përmes frymëmarrjes, zhytjes së lëkurës dhe gëlltitjes.

Pasqyra Cheval

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Lauren | The Holtz House (@theholtzhouse) in data:

Një pasqyrë e tillë, ose një pasqyrë e gjatë që mund të vendoset në mur, mund të jetë e rrezikshme për fëmijët. Jo vetëm që mund të bjerë sipër fëmijës po ata mund të përpiqen edhe të varen në të.

Skenari më i keq, pasqyra bie dhe thyhet në copa të mprehta që mund të dëmtojnë fëmijët.

Arka e lodrave

Një arkë lodrash mban lodrat e fëmijëve kur ato nuk janë në përdorim, gjë që redukton lëndimet e shkaktuara nga lodrat që ndodhen përreth. Megjithatë, CPSC paralajmëron se vetë arka e lodrave mund të jetë shkak i dëmtimit dhe vdekjes së fëmijëve.

Fëmijët mund të ngjiten në të dhe të mos jenë në gjendje të dalin. Si rezultat, ata mbyten sepse nuk ka ventilim. Disa janë të mbytur duke u munduar të arrijnë sendet në arkë kur kapaku ka rënë mbi to ose sepse qafa e tyre ka ngecur në mes të mureve të arkës dhe kapakut të saj.

Pozicionueset e gjumit

Pozicionueset e gjumit kanë për qëllim për të mbajtur një fëmijë në një pozicion të dëshiruar gjatë gjumit. Megjithatë, CPSC këshillon kundër përdorimit të tyre. Ka pasur raporte të foshnjave midis moshave të një muaji dhe 4 muajsh që vdiqën nga zënia e frymës për shkak të pozicionuesit të gjumit.

Monedhat

© SquishyWolff / reddit © Samir / Wikimedia Commons

Fëmijët më të vegjël se 6 vjeç kanë tendencë të gëlltisin shumë sende të vogla, por monedhat janë më të rrezikshmet kur bëhet fjalë për gëlltitjen e trupave të huaj nga fëmijët e vegjël.

Portat e bebeve

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da David Converse (@dmconverse0824) in data:

Portat për fëmijë përdoren për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet në shtëpi. Për fat të keq, një studim nga Pediatria Akademike tregon se fëmijët më të vegjël se 2 vjeç vriteshin më shpesh nga rënia prej shkallëve pas kalonin vetë portën. Pacientët midis moshave 2 dhe 6 vjeç vriteshin më shpesh nga kontakti me derën, duke rezultuar në plagë të hapura (55.4%) dhe lëndime të vogla (24.2%).

Pajisja e lagështirës

© PoketNinja / reddit © depositphotos.com

Këto pajisje janë të destinuara për të rritur lagështinë relative të ajrit dhe për të përmirësuar rehatinë në një klimë të thatë. Për fat të keq, AAP ka raportuar sëmundje të mushkërive tek fëmijët në shtëpitë që përdornin këto pajisje me “pluhur të bardhë” nga përmbajtja minerale e ujit.

Lodrat dhe zbukurimet e karrocës së bebit

© trixie.baby / instagram © Jens Cederskjold / Wikimedia Commons

Lodrat dhe shtesat, si pasqyra, shpesh vijnë së bashku me vendin e fëmijës për në makinë. Por këto shtesa të parregulluara mund të jenë të rrezikshme pasi një pasqyrë mund të thyhet dhe shtesa të tjera mund të bien në fytyrat e fëmijëve ose t’i mbysin ato.

Tavolina e xhamit

© depositphotos.com

Lartësia e tavolinave të kafesë i bën fëmijët e vegjë të papërmbajtshëm për t’u mbështetur ndërsa ecin. Por tavolinat e qelqit janë një rrezik për fëmijët. Një studim nga Shërbimi Emergjent i Pediatrisë konstatoi se fëmijët përfshihenshin më së shumti në lëndime të fytyrës deri në 45.6%.

Grilat e dritareve

© Oden~commonswiki / Wikimedia Commons

Grilat janë një instalim normal në një shtëpi, por lidhja e kordonit të mund të shkaktojë shtrim në spital ose vdekje. Në një studim të AAP, 98.9% e lëndimeve të ndërlidhura përfshinin litarët e grilave dhe 80.7% prej tyre ishin lëndime në qafë.

Bateritë

Bateritë me shkëlqim dhe si karamele, preken nga fëmijët më shumë se 2,500 herë në vit në Shtetet e Bashkuara. Disa lloje të baterive të vogla, nëse gëlltiten, kërkojnë një heqje urgjente endoskopike, sipas një studimi nga NCBI.

Kjo, për të shmangur vdekjen e papritur nga bateri. Si një mbrojtje e menjëhershme pas gëlltitjes, mund të përdoret mjalti pasi që është zbuluar se ka efekte mbrojtëse ndaj dëmtimit të baterisë sipas studiuesve në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias.

Detergjentët

Detergjentët kanë lëngje shumëngjyrësh që janë të paketuara në plastike të vogla dhe të shndritshme, të cilat i bëjnë ato të duken si karamele ose lëngje. Kur gëlltiten, këta paketime mund të shkaktojnë helmime serioze. Ata gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje kur bien në kontakt me sytë dhe këto duhet të shtohen në listën e gjërave që duhet mbajtur larg fëmijëve të vegjël.

Cila nga këto gjëra që në dukje të padëmshme që mund të jenë të rrezikshme për fëmijët tuaj është më alarmantja? A mund të listoni më shumë gjëra të dëmshme për fëmijët e vegjël në një shtëpi?