Zemra jonë është një nga organet më të rëndësishme, por, çuditërisht, ne kujdesemi për të në vend të fundit, duke e ngarkuar atë çdo ditë me stres dhe dietat jo të shëndetshme.

Dhe kjo është shumë e keqe për shkak se ushqimi yndyror rrit nivelin e kolesterolit, gjë që çon në krijimin e pllakave vaskulare që e pengojnë zemrën që të funksionojë siç duhet.

Ne do ju sjellim 15 produkte që do të pastrojnë enët e gjakut, përmirësojnë mirëqenien tuaj të përgjithshme dhe do të ulin rrezikun e sulmeve në zemër në të ardhmen. Si një bonus, ne shtuam një recetë për një pije të veçantë për enë të shëndetshme të gjakut.

Këtu janë 15 ushqime të cilat parandalojnë sulmet në zemër:

Peshqit yndyrorë

Salmoni, skumbri, caraga, merluci dhe peshq të tjerë yndyrorë zvogëlojnë rrezikun e aritmisë dhe arteriosklerozës. Është e preferueshme që të konsumohen 2 deri në 3 herë në javë.

Tërshëra

E pasur në fibra, ajo ul nivelet e kolesterolit “të keq” dhe përmirëson tretjen. Bollguri i trashë është më i shëndetshmi.

Frutat e pyllit

Boronicat dhe luleshtrydhet janë të dobishme për të ulur presionin e gjakut dhe për të zgjeruar enët e gjakut.

Çokollata e zezë (me minimumi 60-70% kakao)

Ndihmon për të normalizuar presionin e gjakut dhe lufton inflamacionet dhe mpiksjet e gjakut.

Bajamet

Përmbajnë fibra proteinike të cilat e ndihmojnë zemrën. Ato kanë gjithashtu vitaminë E që ndihmon për të zvogëluar nivelet e kolesterolit “të keq”.

Vaji i ullirit ekstra i virgjër

Vetëm disa lugë në ditë do të zvogëlojnë nivelet e kolesterolit “të keq” dhe sheqerit në gjak.

Vera e kuqe

Ndihmon në reduktimin e depozitave të yndyrës dhe asiston në humbjen e peshës. Duhet të konsumohet me moderim.

Çaji jeshil

Vetëm një filxhan në ditë parandalon formimin e pllakave të kolesterolit. Për më tepër, çaji jeshil nxit metabolizmin dhe ju ndihmon për të luftuar peshën e tepërt.

Brokoli dhe spinaqi

Përmban disa vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ata aktivizojnë zemrën dhe normalizojnë presionin e gjakut. Janë gjithashtu të pasur në fibra.

Avokado

Zvogëlon nivelet e kolesterolit “të keq” dhe ndihmon për të pastruar arteriet. Është e pasur në yndyrna të dobishme.

Shega

Përmban antioksidantë, zvogëlon presionin e gjakut, normalizon qarkullimin e gjakut dhe shton nivelet e hemoglobinës.

Kanella

Lufton sëmundjet e zemrës dhe arteriosklerozën. Gjithashtu nxit metabolizmin dhe ju ndihmon të humbni peshë.

Shalqiri

Luan një rol të rëndësishëm në shëndetin vaskular. Stabilizon nivelet e kolesterolit dhe përmban antioksidantë.

Hudhra

Zgjeron enet, ul presionin e gjakut, lehtëson vazokonstrikimin dhe parandalon shfaqjen e pllakave arterosklerotike.

Mollat dhe dardhat

Janë të pasura me fibra që ndihmojnë zemrën. Ato normalizojnë qarkullimin e gjakut, janë një alternativë më e lirë dhe më e gatshme.

Bonus: Një pije speciale për enë gjaku të shëndetshme

 

Përbërësit:

  • Lëng xhenxhefiil – 250 ml
  • Pure hudhre – 250 ml
  • Lëng limoni – 250 ml
  • Uthull molle – 250 ml
  • Mjaltë – 5 lugë

Përzini të gjithë përbërësit me përjashtim të mjaltit, dhe pjekni ato në ngrohje të mesme për 30 minuta. Përziejini vazhdimisht. Hiqni përbërjen nga nxehtësia dhe freskojeni plotësisht. Shtoni mjaltë, përzieni dhe derdhni përbërjen në një shishe të pastër. Ju mund të ruani këtë pije në frigorifer për 1-2 muaj.

Merrni 1 lugë nga kjo pije çdo mëngjes me stomakun bosh.

Përfitimet shëndetësore

Hudhra dhe mjalti reduktojnë presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit; xhenxhefil parandalon sëmundjet e zemrës; limoni rregullon rrahjet e zemrës; uthulla e mollës largon toksinat nga trupi.