Kur bëhet fjalë për t’u ushtruar, shpesh ne e neglizhojmë fytyrën tonë. Faqet, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit tonë, duhet të ushtrohen gjithashtu për të qëndruar në formë. Megjithëse gjenetika luan një rol të madh në atë që nëse ne jemi të bekuar me mollëza të mprehta si të Angelina Jolie, ushtrimet e rregullta të fytyrës kanë shumë të bëjnë.

Ne do ju paraqesim 8 hapat për t’ju ndihmuar të ktheni faqet tuaja të mbushura në një fytyrë më të përcaktuar.

Fytyra “Duck”

Ne fillojmë duke punuar me muskujt qendrorë të faqeve tona. Rrudhni buzët dhe hapni e mbyllni gojën. Sigurohuni që t’i shtyni buzët tuaja nga jashtë dhe të zgjatni fytyrën tuaj për të marrë ato muskujt që punojnë.

Përsëriteni: 15 herë

 

Gjysmë-Shtrembërimi

© shutterstock.com

Ashtu si e thotë dhe emri, imagjinoni diçka që ju ngjall mërzi. Shtyjeni një qoshe të gojës tuaj mbrapa, ndërsa tensiononi muskujt në qafën tuaj. Ju jeni duke e bërë atë si duhet në qoftë se ju mund të shihni në pasqyrë vija e krijuara në qafën tuaj.

Përsëriteni: 15 herë

Fytyra e Peshkut

© depositphotos.com

Të gjithë e dimë se si të bëjmë një fytyrë qesharake. Thith faqet tuaja dhe rrudhosni buzët përpara. Pastaj, përkuleni kokën prapa dhe imagjinoni sikur po arrini tavanin me mjekrën tuaj për një shtrirje shtesë në qafë dhe mjekër.

Kohëzgjatja: Qëndroni ashtu për 10 sekonda, 15 herë

Skulptori i mollëzave

© shutterstock.com

Mollëzat e theksuara do të sjellin më shumë përkufizim në një fytyrë të mbushur. Hapni gojën në një buzëqeshje ovale me buzët tuaja mbi dhëmbët tuaj, Vendosni gishtat në kockat tuaja në mollëza dhe shtyjini lart për të krijuar atë tërheqjen e menjëhershme të fytyrës.

Kohëzgjatja: Qëndroni ashtu për 30 sekonda

Sytë e Mbyllur

© depositphotos.com

Besoni ose jo, thjesht duke mbyllur sytë mund t’ju ndihmojë të djegni yndyrë në faqet tuaja. Pra, mbyllni sytë tuaj sa më fort që të jetë e mundur dhe me të vërtetë shtrëngojeni edhe fytyrën tuaj kur ta bëni këtë në mënyrë që të ndieni tensionin në fytyrën tuaj.

Kohëzgjatja: Mbani atë mimikë për 3 sekonda, 15 herë

Lëvizje me mjekrën

© shutterstock.com

Mjekra juaj tani mund të bëjë shumë ulje-ngritje. Shtyjeni buzën tuaj të poshtme mbi buzën e sipërme dhe tërhiqni mjekrën gjithnjë e më lart, secilen herë.

Përsëriteni: 15 herë.

Puthjet në anë

© shutterstock.com © shutterstock.com

Imagjinoni sikur jeni duke përshëndetur miqtë tuaj francezë. Fryni buzët sa më shumë që mundeni dhe lëvizni ato nga e majta në të djathtë. Sigurohuni që të shkoni nga njëra anë në tjetrën sa më anash që të mundeni.

Përsëriteni: 15 herë

Nofullat

© depositphotos.com

Ky nuk është vetëm një ushtrim i mrekullueshëm shtrirje, por edhe një djegës efektiv i shëndetit në faqe. Shtyni gjuhën tuaj nga pjesa e prapme e dhëmbëve tuaj të poshtëm dhe uleni nofullën sa më poshtë që të mundeni.

Përsëriteni: 15 herë

Bonus: Pozicioni i gjuhës

Gjuhët tona mund të kenë pozicion të keq, ashtu si trupat tanë. Mbajtja e gabuar e gjuhës mund të ndikojë edhe në mënyrën se si duken fytyrat tona, në rastet kur japin pamjen e një mjekre me dy shtresa dhe të një fytyre më të shëndoshë.

Sigurohuni që kur të pushoni gjuhën tuaj dhe dhëmbët tuaj ata të jenë në pozicionin e duhur. Gjuha juaj duhet të mbështetet në çatinë e gojës dhe dhëmbët tuaj duhet të preken lehtë.

A keni këshilla tuajat që veprojnë mirë për hollimin e faqeve tuaja? Na tregoni ushtrimet tuaja të fytyrës!