ISTOCK/BGPIX

Cila ngjyre mund ta ndërpresë oreksin e mysafirëve nëse e përdorni në kuzhinë? Dhe si mund të zgjidhni një ngjyrë për të fjetur më mirë gjatë natës? Herën tjetër që do të doni të bëni zgjedhje mbani mend këto këshilla.

Zgjidhni ngjyrat me mençuri

ISTOCK/BEREZKO

Modelet e zgjedhura për muret dhe tavanin e dhomës mund të ndihmojnë për të përcaktuar nëse dizajni juaj i brendshëm ka qënë një zgjedhje e goditur apo jo një zgjedhje e pëlqyeshme. Këtu janë disa këshilla të psikologjisë së ngjyrave që duhet të keni parasysh kur planifikoni skemën e ngjyrave të shtëpisë tuaj.

Ngjyrat e hapura

ISTOCK/STOCKERNUMBER2

Ngjyrat e hapura – domethënë nuanacat të gjalla të ngjyrës së gjelbërt dhe blu, të verdhë dhe portokalli – sigurojnë një ndjesi hapësire. Këto janë ngjyrat miqësore dhe të lumtura që inkurajojnë komunikimin dhe prandaj janë veçanërisht të përshtatshme për zonën e ngrënies dhe në kuzhinë.

Ngjyrat e errëta

ISTOCK/GLADIATHOR

Ngjyrat e errëta, të tilla si ngjyra e kuqe, vjollcë, blu dhe e gjelbërt e errët, mund të kenë një efekt të ngushtësisë dhe të zymtësisë. Por, kur përdoren në vendin e duhur ose si elemente theksuese, ato mund të ndihmojnë në përcjelljen e rehatisë dhe sigurisë.

Dhe po, ju mund të ngjyrosni një dhomë të vogël me të errët dhe sërish ajo do të duket bukur.

Ngjyrat e ngrohta

ISTOCK/KOSHEEN87

Ngjyrat portokalli dhe e verdha, për shembull, ngrenë temperaturën e perceptuar të një dhome. Për këtë arsye, ata përdoren më së miri në dhomat përballë veriut. Për shkak se ato nxisin aktivitetin, shmangni aplikimin e tyre në dhoma të destinuara për t’u çlodhur, si dhoma e gjumit.

Ngjyrat e ftohta

ISTOCK/HOWARD OATES

Ngjyra të tilla si blu e akullt dhe nuancat e jeshiles kanë një efekt qetësues. Ato janë veçanërisht të përshtatshme për dhoma gjumi; ato ju ndihmojnë të shkoni në shtrat të relaksuar në mbrëmje dhe të zgjoheni të rifreskuar mëngjesin e ardhshëm.

Blu e thellë

ISTOCK/PANNAWAT

Kjo ngjyrë pengon gatishmërinë e njerëzve për të komunikuar; mos e përdorni atë në dhomën e ndenjes dhe të ngrënies.

E kuqja

ISTOCK/SIX DUN

Ngjyra e kuqe ngre nivelin e energjisë në një dhomë, por gjithashtu mund t’i bëjë njerëzit më të irrituar dhe më armiqësorë – kështu që nuk është një zgjedhje e mirë për dhomën e një fëmije. Përdoreni atë si një theksuese dhe jo një ngjyrë bazë të dhomës.

Ngjyra gri

Ngjyra gri duhet të shmanget në zonën e ngrënies dhe kuzhinë, nëse nuk dëshiron ta  zvogëloni oreksin tuaj.