Djersitja është një reagim normal ndaj nxehtësisë: freskon trupin dhe çliron nga toksinat. Megjithatë, djersa e tepruar dhe me erë e bën një person të mos ndihet rehat dhe sinjalizon se diçka nuk po shkon siç duhet.

Nëse është hiperhidroza ose ndonjë gjendje tjetër mjekësore, është me të vërtetë e rëndësishme të zbulohet arsyeja në mënyrë që të parandalohen problemet më serioze në të ardhmen.

Ne po ju paraqesim një listë me 8 gjendje shëndetësore që mund të shkaktojnë djersitje të tepruar.

Stresi

© depositphotos.com © depositphotos.com

Djersa e tepërt mund të shkaktohet nga stresi i tepërt. Stresi dhe ankthi jo vetëm që ndikojnë negativisht në trupin tuaj, por edhe manifestohen në formën e djersës. Kjo lloj djerse është gjithashtu shumë e keqe, sepse përmban yndyrë dhe proteina të përziera me bakteret e lëkurës.

Një problem me tiroided (hipertiroidizmi)

© depositphotos.com © depositphotos.com

Hipertiroidizmi është një gjendje në të cilën gjëndra tiroide bëhet “hiperaktive” dhe fillon prodhimin e tepër të hormonit tiroide. Kur kjo ndodh, proceset në trup rriten dhe ndër shumë simptoma, ju mund ta ndjeni veten të nervozuar ose të shqetësuar dhe mund të përjetoni humbje peshe dhe djersitje të tepruar.

Kjo mund të jetë një shenjë për të shkuar tek mjeku për të bërë ekzaminimin e tiroides.

Sheqeri i ulët në gjak (hipoglicemia)

© shutterstock.com © depositphotos.com

Megjithëse djersitja e tepruar mund të shkaktohet nga gjëra të ndryshme, ndonjëherë mund të shkaktohet nga hipoglikemia, që është një nivel i ulët i sheqerit në gjak.

Djersitja e tillë vjen pa marrë parasysh se sa të ngrohta mund të jenë temperaturat në dhomë apo jashtë saj. Bashkë me këtë, një person me nivel të ulët të sheqerit në gjak mund të përjetojë gjithashtu uri, ankth, marramendje dhe probleme me vizionin.

Hiperhidroza

© shutterstock.com © depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com

Djersitja e tepërt në vetëm një zonë në trup si në qafë, nën sqetulla, në pëllëmbë të duarve, ose thembra quhet hiperhidrozë. Këto zona janë të prekura më së shumti për shkak të koncentrimit të lartë të gjëndrave të djersës.

Nuk është kërcënuese për jetën, por është e sikletshme dhe mund të shkaktojë siklet. Hiperhidroza nganjëherë pasohet nga probleme të lëkurës së irrituar dhe ankth.

Nëse vini re njollat e djersës në pjesën e rrobës tuaj rreth sqetullave ose nëse pëllëmbët tuaja janë gjithmonë të lagura, është më mirë të konsultoheni me mjekun. Për fat të mirë, ka mjete që mund të zvogëlojnë simptomat.

Efektet anësore të ilaçeve

© depositphotos.com

Djersitja e tepërt mund të shkaktohet nga ndonjë ilaç që mund të merrni. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar – djersitja është një efekt anësor i një shumëllojshmërie medikamentesh si antibiotikët, medikamentet e presionit të gjakut dhe medikamentet psikiatrike. Ju mund të gjeni informacione rreth efekteve anësore në fleten e përshkrimit të medikamenteve tuaja.

Menopauza

© shutterstock.com

Të jep ndjesinë si një nxehtësi e fortë në gjoks që vazhdon deri në kokën tuaj duke ju shoqëruar me djersë të tepruar. Kjo ndodh për shkak të menopauzës së ardhshme ose perimenopauzës. Djersitja, çrregullimi i ciklit menstrual, migrena, valët e të nxehtit dhe të dridhurat ndodhin si rezultat i ndryshimit te niveleve te estrogjenit.

 Ethe me origjinë të panjohur (FUO)

© depositphotos.com

Ethet me origjinë të panjohur janë ethe prej të paktën 38.3 ° C që ndodh zakonisht pa shpjegime dhe zgjasin për një kohë të gjatë (3 javë ose më shumë).

Ekzistojnë 4 lloje FUO-sh: klasik (ndikon tek njerëzit e shëndetshëm), nozokomial (si rezultat i shtrimit në spital), imuniteti i dobët (ndodh tek njerëzit me sistem imun të komprometuar) dhe ato të lidhura me HIV-in.

Simptomat tipike të etheve përfshijnë një temperaturë të lartë, djersitje, të dridhura dhe dhimbje koke. Nëse vuani nga këto, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

Obeziteti

© shutterstock.com © shutterstock.com © depositphotos.com

Obetiteti është një çrregullim i karakterizuar nga prania e një sasi të madhe të yndyrës trupore. Gjenetika, pasiviteti, dieta e varfër, zakonet e të ngrënit, medikamente të caktuara dhe mungesa e gjumit mund të shkaktojnë obezitet dhe mund të çojnë në probleme të mëtejshme shëndetësore.

Obeziteti shkakton hiperhidrozën dytësore dhe e bën jetën të pakëndshme.

A keni probleme me djersitja? A e dini se çfarë mund ta shkaktojë atë? Si e menaxhoni këtë gjendje? Ndani mendimet tuaja me ne në koment!