Ne kemi vetëm një palë dhëmbë, kështu që ne duhet të kujdesemi mirë për to nëse nuk duam t’i humbasim ato. Dentistët kanë zbuluar shumë mënyra të thjeshta që mund të përmirësojnë shumë dhëmbët tuaj, madje edhe parandalimin e prishjes së tyre.

Diçka e thjeshtë si ndryshimi i dietës tuaj mund të ndryshojë një botë të tërë.

Ne kemi grumbulluar këshilla që mund të shpëtojnë nga dëmtimi i dhëmbëve tuaj të bardhë! Ju lutemi, mos humbisni bonusin tonë të mahnitshëm në fund të artikullit që mund t’ju mësojë edhe për të kthyer kavitetet!

Provoni vajin.

 

Përdorimi i vajit, është një teknikë pastrimi që parandalon zhvillimin e dëmtimit të dhëmbëve ose kariesit duke larguar bakteret. Zgjidhni një vaj që ka veti antiseptike dhe antibakteriale, si vaji i susamit ose vaji i kokosit dhe përdoreni atë si një gargarë për deri në 20 minuta. Pasi ta bëni këtë, shpërlajeni gojën me ujë.

Mos e teproni me sheqerin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Healthylifestyle (@eatingwellkitchen) on

Le ta pranojmë të vërtetën. Shumë sheqer mund të na i shkatërrojë dhëmbët. Dhe nuk është vetëm sheqeri që ndodhet në ëmbëlsira ose karamele; këtu përfshihet edhe sheqeri i gjetur në bukë, fasule, fruta dhe patate.

Për shkak të kësaj, përpiquni të shmangni tejkalimin  e konsumimit të ushqimeve me sheqer. Nëse e kënaqni veten rregullisht me pije të gazuara ose çamçakëza, provoni alternativat e tyre pa sheqer..

Lani  dhëmbët tuaj dy herë në ditë.

© Everett Collection / Everett Collection/EAST NEWS

Ju mund të dëshironi të lani dhëmbët herët në mëngjes si pjesë e rutinë tuaj të mëngjesit, por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Larja e dhëmbëve në darkë është gjithashtu e rëndësishme, pasi parandalon krijimin e pllakave dhe baktereve që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe sëmundje periodontale.

Lani gjuhën tuaj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 💙Blue Ocean Sunny Beach🐾 (@hazelchenhei) on

Dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve nuk janë të vetmit që mund të mbajnë baktere, edhe gjuha juaj mundet. Është e rëndësishme të pastroni gjuhën dhe mund të investoni edhe në një kruajtës të mirë për gjuhën.

Kushtojini vëmendje detajeve të vogla.

© bruce mars / Pexels

Kur është fjala për shëndetin oral, vëreni gjërat e vogla. Nëse mishrat e dhëmbëve tuaj duken pak të kuq, nëse pështymja juaj është paksa e kuqe, ose nëse keni dhimbje të lehta në gojën, thirrni dentistin tuaj.

Këto janë të gjitha mënyrat me cilat trupat tanë mundohen të na thonë se diçka nuk po shkon siç duhet.

Provoni të pini çaj të gjelbër ose të zi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by noble leaf 🍵 (@nobleleaf) on

Çaji i gjelbër dhe i zi mund të ndihmojë dhëmbët tuaj. Përbërja e bimës së çajit ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve tuaj dukr mos lejuar që ata të dëmtohen. Ky mashtrim thuhet se ndihmon edhe pas ngrënies së ëmbëlsirave.

Mos e teproni me larjen e dhëmbëve.

Gjërat e tepërta nuk janë asnjëherë të mira. Kjo përfshin edhe pastrimin e dhëmbëve.

Duke i pastruar shumë, madje edhe më shumë se dy herë në ditë, mund të konsumoni smaltin tuaj. Dhe larja e tepërt mund të shkaktojë probleme të ngjashme. Një këshillë është që t’i lani dhëmbët me butësi pasi forca e tepërt mund të shkaktojë edhe thyerje!

Hani ushqime që ndihmojnë shëndetin e dhëmbëve.

© MOs810 / Wikimedia Commons

Ka ushqime që parandalojnë dëmtimet e dhëmbëve. Shumica e produkteve të qumështit, duke përfshirë edhe djathin, zvogëlojnë mundësinë e krijimit të pllakave dhe madje edhe freskojnë smaltin. Mollët, megjithëse janë acide dhe të pasura me sheqer, ato rrisin prodhimin e pështymës, gjë që redukton nivelet e baktereve.

Mos harroni fillin dentar.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Galen Erickson (@passionalchemist) on

Larja e dhëmbëve nuk është e mjaftueshme. Bakteret dhe copat e vogla të ushqimit mund të shkaktojnë dëmtime të dhëmbëve. Përdorimi i rregullt i fillit dentar i pengon këto gjëra të vogla nga të krijuarit një dëm të vërtetë.

Kjo parandalon krijimin e gurëzave, sëmundjen e mishrave të dhëmbëve, erën e keqe të gojës dhe është më efektive se sa thjeshtë larja e dhëmbëve.

Vizitoni dentistin tuaj dy herë në vit.

© Ani Kolleshi / Unsplash

Dentisti juaj është një ekspert për mënyrën se si të ndihmoni dhëmbët tuaj dhe mund të vërejë se diçka nuk shkon para se të jetë tepër vonë. Përveç kësaj, ndërsa dentistët rregullisht pastrojnë dhëmbët, ata tashmë po parandalojnë probleme më serioze.

Ju duhrt të shkoni tek dentisti dy herë në vit për të mbajtur shëndetin e duhur oral.

Bonus: Trajtoni kavitetet e hershme duke ndryshuar dietën tuaj.

© Pixabay

Një grua arriti të shërojë dëmtimet që ajo vuri re që në fazat e hershme duke ndryshuar dietën e saj dhe duke përdorur vajin e kokosit. Ajo zvogëloi konsumimin e ushqimeve me sheqer dhe gluten dhe ushqimet me acid dhe gjithashtu përdorte një pastë dhëmbësh të përbërë nga vaji i mentes, vaj magnezi, dhe sode buke.

Disa këshilla të thjeshta mund t’ju kursejnë nga dhimbja tek dentisti. A keni ndonjë këshillë sekrete që ndihmon buzëqeshjen tuaj?