Hormonet luajnë një rol masiv në mënyrën e funksionimit të trupit tonë dhe secili prej tyre është përgjegjës për një punë specifike. Ndërsa njëri na bën të ndihemi të uritur, një tjetër bën pikërisht të kundërtën. Ndërsa një i thotë trurit tonë se duhet të ruajmë yndyrën, një tjetër na jep një sinjal të fillojmë ta djegim atë sikur të mos kishte të neserme.

Truku është të mësojmë se si të aktivizojmë hormonet që duam dhe të fikim ato që ne nuk duam.

Ne kjo gjë na është dukur gjithmonë me të vërtetë e pabesueshme dhe nuk mund të presim për t’jua treguar këtë artikull lexuesve tanë.

Hormoni që ju bën të ndjeheni të uritur

© Depositphotos.com

Grelina është ajo që fshihet pas frazës “unë jam e uritur”. Është hormoni që dërgon një mesazh në trurin tuaj se është koha për të ngrënë.

Fakti interesant është se zvogëlimi i konsumit të kalorive stimulon prodhimin e grelinës, dhe madje edhe pasi keni qenë në dietë me kalori të ulëta për 12 muaj, niveli i tij është akoma i lartë. Kjo është një nga arsyet, pse dietat me pak kalori nuk funksionojnë për një afat të gjatë. Trupi ynë thjesht nuk mund të mësohet me të.

Çfarë të bëjmë?

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Lajmi i mirë është se ushtrimet intensive kardio mund të ulin nivelin tuaj të grelinës.

Ushtrimet kardio mund të jenë pothuajse çdo gjë – vrapimi, trajnimi me pesha, boksi, për sa kohë që rrahjet e zemrës tuaj shtohen në një nivel të veçantë. Arritja e këtij niveli është e rëndësishme dhe ka shumë mjete të ndryshme që mund të përdorni për të lexuar rrahjet e zemrës.

Por ka një mënyrë më të lehtë për të kuptuar kur e keni arritur atë. Nëse po merrni frymë rëndë dhe akoma mund të flisni, por nuk mund të këndoni, atëherë rrahjet e zemrës suaj janë ndoshta në nivelin e duhur.

Hormoni që ju thotë të hani më pak

© Depositphotos.com

Për fat të mirë, trupi ynë prodhon gjithashtu hormone që i tregojnë trurit që të përdorë më shumë kalori dhe të hani më pak, leptina është një prej tyre.

Prodhohet nga qelizat dhjamore, do të thotë se sa më të dobët të jemi, aq më shumë leptinë kemi. Kjo duket një gjë e shkëlqyeshme, por është një mashtrim. Pas një pike të caktuar, trupi ynë merr atë që specialistët e quajnë rezistencë ndaj leptinës, një gjendje ku truri nuk mund të lexojë sinjalin e leptinës.

Çfarë të bëjmë?

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Zgjidhja është e thjeshtë, ushqimi që është i pasur me antioksidantë rrit ndjeshmërinë ndaj leptinës. Lista e ushqimeve që janë të pasura me antioksidantë është shumë e gjatë dhe gjithmonë mund të gjeni diçka që ju pëlqen. Humbja e peshës ka të njëjtin efekt dhe sa më shumë peshë të humbni, aq më i fortë është efekti i leptinës.

Hormoni që thith sheqerin

© Depositphotos.com

Insulina është shumë e rëndësishme për mirëqenien tonë, rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe na ndihmon të marrim veten nga ushtrimet. Trupi ynë lëshon insulinë kur hamë karbohidrate dhe i ndihmon qelizat të thithin glukozën.

Ajo glukozë përdoret për energji, por nëse marrim më shumë glukozë sesa duhet, çdo mbetje do të kthehet në yndyrë.

Si të veprojmë?

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Zgjidhja është që të merrni pjesën më të madhe të karbohidrateve tuaja nga drithërat, perimet dhe frutat që kanë një Indeks të Ulët Glicemik (GI). Sa më i ulët të jetë GI, aq më ngadalshëm lëshohet glukoza dhe aq më shumë kohë kemi për t’i përdorur të gjitha.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet te ndiqni në një dietë të rreptë, thjesht duhet të zëvendësoni ushqimin me GI të lartë me ushqim me GI të ulët. Për shembull, orizi i bardhë mund të zëvendësohet me oriz kafe, ose tërshëra e çastit me tërshëra tradicionale të mbështjella. Është e thjeshtë.

Hormoni që i thotë trupit tonë të djegë dhjamin

© Depositphotos.com

Adiponektina prodhohet gjithashtu nga qelizat dhjamore dhe e bukura e këtij hormoni është se rrit ndjeshmërinë tonë ndaj insulinës dhe inkurajon trupin tonë të djegë dhjamin në energji.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por vjen nga dhjami dhe djeg dhjamin. Dhe ndryshe nga leptina, sa më të dobët ne jemi, aq më i lartë është niveli i adiponektinës.

Si i bëhet?

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Ju mund të rrisni nivelet e adiponektinës duke lëvizur më shumë gjatë ditës dhe duke pasuruar dietën tuaj me yndyrna të pangopura, si peshku, arra, avokado dhe vaj ulliri.

Duke ngërënë ushqime me pak karbohidrate për darkë gjithashtu rrit prodhimin e adiponektinës.

Hormoni që përdor yndyrën

© Depositphotos.com

Glukagoni është një hormon që kryen funksionin e kundërt të insulinës. Glukagoni ndihmon në shpërbërjen e karbohidrateve dhe yndyrave të ruajtura dhe i përdor ato për energji. Sa më shumë glukagon të keni në trupin tuaj, aq më të dobët do të jeni.

Çfarë të bëjmë?

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Ushqimi i pasur me proteina dhe me pak karbohidrate është mënyra më e mirë për të rritur nivelet e glukagonit dhe mund të jetë vërtet i shijshëm. Peshku, mishi, frutat e detit, tofu dhe arrat janë vetëm një pjesë e vogël e listës.

Hormoni që zvogëlon oreksin

© Depositphotos.com

Epinefrina, e njohur edhe si adrenalinë, çlirohet kur ndiejmë emocione shumë të forta, frikë ose zemërim, që kërkojnë një reagim të shpejtë, dhe kjo është arsyeja pse quhet gjithashtu një hormon “lufte”.

Në thelb, ky hormon çlirohet në situata shumë të veçanta kur truri ynë na thotë se mund të kemi nevojë të jemi të përgatitur për të qenë të shpejtë apo të fortë, dhe inkurajon trupin tonë që të fillojë të përdorë yndyrën e ruajtur si karburant për energji.

Ai gjithashtu shtyp oreksin tonë kështu që trupi ynë është i përgatitur për veprim të shpejtë.

Si të veprojmë?

© Depositphotos.com

Mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për të rritur nivelin e epinefrinës janë ushtrime me intervale me intensitet të lartë.

HIIT është një stërvitje relativisht e shkurtër, normalisht jo më shumë se 30 minuta. Në përgjithësi, është një kombinim i ushtrimeve të shkurtra kardio, nga 30 sekonda në një minutë, ku shkoni në maksimumin tuaj absolut, i ndjekur nga koha e barabartë e pushimit. Për shembull, 30 sekonda sprint, pasuar nga një minutë ecje të ngadaltë.

Me cilën nga këshillat po planifikoni të filloni të digjni yndyrën dhe të nxitni hormonet tuaja? Apo ndoshta keni truket tuaja? Na tregoni të gjithëve në lidhje me to në pjesën e komenteve më poshtë.