“Humba dhjetra kile dhe shërova migrenën përmes Testit të Intolerancës Ushqimore”.

Dëshmia e Ermira Balliut, financieres që pinte ujë me limon çdo mëngjes për dobësim, kur në fakt… ishte intolerante dhe vetëm sa fryhej e fryhej!

 

PRENOTO TESTIN E INTOLERANCES USHQIMORE: PRISHTINE OSE TIRANE

CEL: 00355 69 88 17 187 (telefon, viber ose whatsupp)

 

Ermira Balliu, një financiere e suksesshme në punën e saj, ka vuajtur ndër vite me mbipeshën, por edhe me disa probleme shëndetësore.

Ermira, e cila na tregon se vuante nga migrena e theksuar, por edhe alergjia, fryrje dhe lodhje kronike, sado që pushonte…

Pas shumë dietash amatore, ajo ka dështuar të dobësohet dhe jo vetëm kaq, por ka shtuar intestitetin e migrenës dhe alergjisë.

Në fund, edhe pse skeptike, ka vendosur që të provojë Testin e Intolerancës Ushqimore…

 

Si ishte periudha, që ju i morët ato kilogramë të tepërt. Ky është një problem mbarëbotëror tashmë, por me ju çfarë ndodhi që ju doli, le të themi, situata jashtë kontrollit?

Qëllon një moment kur njeriu fillon dhe bën një jetë shumë pasive.

Profesioni im, përtej aktiviteteve që bëja apo që shkoja në palestër, mund të them se kisha një jetë jo fort aktive dhe thashë me vete “ok”, mosha bën të veten.

Unë jam një tip që kam një alergji të paparë, vuaja nga dhimbjet e kokës dhe nuk e dija nga më vinin të gjithë këto faktorë.

Edhe pse mendoja që kisha filluar të ushqehesha shëndetshëm, ndërsa unë nuk po dobësohesha.

Pastaj, teksa pashë promocionin për bërjen e një Testi për Intolerancën Ushqimore, thashë pse jo, po e tentoj!

 

Ku e hasët këtë lloj promocioni?

Promocionin e pashë përmes faqes së Facebook (Intoleranca Ushqimore) dhe nisa të kontrolloj se çfarë ofronte më shumë, bëra një kërkim të të gjithë faqeve më të famshme në lidhje me Intolerancën dhe a e ofronin atë për të cilën isha unë e interesuar.

Para se të realizoja testin, unë u kërkova një informacion të saktë se ku e bënin këtë test, pasi Shqipëria dhe Kosova, siç dihet nuk e ofronin këtë shërbim brenda vendit.

Të gjithë laboratorët e klinikat e tjera thonin “jashtë, jashtë, disa Dubai, disa Firence e disa Londër, disa këndej e disa andej”, por askush nuk e jepte saktë adresën dhe të drejtën time për të ditur se ku do realizohej analiza ime.

Të vetmit që jo vetëm më treguan adresën e laboratorit jashtë se ku do kryhej (në Itali dhe Gjermani), por madje edhe websajtin e këtyre me gjithë adresë fikse dhe numra telefoni për çdo verifikim, ishte zyra e përfaqësimit “Intoleranca ushqimore”.

Prenotova takimin përmes numrit 00 355 69 88 17 187 dhe gjatë konsultës, m’u shpjegua me detaje se çfarë ishte ky test dhe çfarë duhet të prisja prej tij.

Më në fund isha shumë e qartë dhe mjekja më mori fijet e flokëve për të realizuar testin.

Takimi i rradhës për të marrë edhe përgjigjien, m’u la pas një jave.

Atëherë shkova, më dhanë përgjigjien e testit, një dietë të personalizuar që në fakt ishte dhe plan ushqimor afatshkurtër dhe afatgjatë, një paketë me këshilla që pasi të lëshova peshën të mos e merrja më, si dhe plot bonuse të tjera.

Pra, ishte një konsultë e dytë gati një orë me mjeken, pa pagesë extra që të shpjegonte jo vetëm testin, por shumë shumë gjëra të tjera praktike si për mbipeshën, ashtu edhe për problemet e mundshme shëndetësore.

 

Kishit provuar ndonjëherë që të binit nga pesha përmes dietave?

Si të gjithë, po.

Klasikja, bëhet një dietë dhe mendon se me atë ditën do ta kalosh dhe humb dy kile, por kur i kthehesh jetës së zakonshme, fiton dhjetë.

Kisha dëgjuar shumë dieta nga shumë dietologë dhe dietologe dhe ajo që mua nuk më ka pëlqyer është që ta japin dietën, duke të parë.

Nuk të pyesin për ndonjë problem shëndetësor përpara. Ndjekin legjenda urbane dhe të pyesin “çfarë grupi gjaku ke” dhe gjoja në bazë të tij, të japin ato dietat e përgjithshme sipas grupit të gjakut.

Dietën e analizës së grupit të gjakut e kanë provuar të gjithë, por janë pikërisht intolerancat ushqimore që nuk të lënë që të kesh efekt.

Fakti tregoi, që duke bërë Intolerancën unë duhet të hiqja dorë nga disa ushqime, që analiza e grupit të gjakut më thoshte se duhet t’i përdorja.

 

Ju tashmë jeni në një dietë të rreptë?

Jo! Unë ndoqa një plan ushqimor, jo nga ato me gramatura fikse që të ngordhin si trupin, ashtu edhe mendjen.

Kam hequr ushqimet intolerante dhe ndërkaq, mjekja më ka orientuar drejt disa kombinimeve ushqimore që kur bëhen bashkë, treten më lehtë.

Unë dietë mbajta vetëm 2 javë, sërish nuk ishte e rreptë, mund të haje në sasi, por vetëm ato që të jepen në listën e ushqimeve.

Dhe, shmang disa të tjera, në varësi të rezultatit të testit.

 

Nga cilat ushqime hoqe dorë? U “zhgënjeve” pak nga testi, kishe ushqime që i doje shumë, por të dolën intolerante dhe nuk duhet t’i hash?

Po, “u zhgënjeva” pak, se më ndaluan atë që unë adhuroja më shumë në botë. Djathin!

Për shkak të këmbënguljes sime, mjekja më lejoi të përdorja vetëm djathin e dhisë në raste të shënuara, dmth kur “të më ikte mendja fare” për djathin.

Gjithsesi, ajo ma bëri të qartë se jam intolerante nga djathi.

Gjithashtu nuk duhet të ha më brokol, bizele, bukën me maja, arrat, limonin, mollën etj.

Dhe po ta mendosh që unë kisha 6 muaj që pija ujë me limon për mëngjes, esëll madje, me idenë që të bija në peshë dhe vetëm sa çdo muaj e më tepër vetëm fryhesha e fryhesha si daulle…

Ndërkaq, unë kisha pasur intolerancë ndaj komplet laktozave.

Një pjesë të mirë të produkteve të qumështit, kosin, gjithçka.

Edhe kosi ndaj meje reagonte negativisht.

Më ka bërë përshtypje se më krijonte një fryrje, njësoj si me limonin.

Këto në fakt i kam përdorur më pak, por problemin e kisha te konsumi i lartë i djathit.

Ndaj njeriu duhet të dijë se çfarë të hajë dhe çfarë jo!

 

Mos keni një problem me tiroiden apo hormonal, se zakonisht çon edhe në mbipeshë?

Mendoja se po, por jo!

Unë vuaj nga migrena dhe zbulova që kisha një mungesë të theksuar të vitaminës D3.

Duke qenë lëkurë “e errët”, presupozja që përthithja e diellit është më e mirë, por jo ishte e kundërta.

Kur studiova, e kuptova se lëkurat e bardha e thithin më shumë diellin dhe unë nuk e thithja.

Ndërsa dhimbja e kokës ishte një telash me vete…

 

A të është rregulluar dhimbja e kokës?

Po! Unë e di që migrena është një sëmundje kronike, që vjen nga vjen, por unë tashmë di, që teksa përdor një element më shumë nga ushqimet, që i kam të ndaluara më rëndohet dhe kur i eliminoj, më lehtësohet intesiteti i dhimbjes.

Në 3 muaj, kam pasur gjithsej 4 herë episode të dhimbjes së kokës nga migrena, edhe aq jam e bindur se e kam pasur se kam futur në gojë disa copëza djathi.

Se jua thashë që pata krijuar varësi nga djathi dhe e pata të vështirë që të hiqja dorë direkt, ndërkohë që e kisha ngrënë shumë vite, çdo ditë!

Edhe një fakt, më ka rënë shumë edhe intesiteti i alergjisë.

 

Sa peshe keni humbur ju?

Unë në fakt kam rënë ngadalë në peshë, se nuk mbajta dietë fikse siç ju thashë.

Gjithsesi kam humbur mbi 20 kile, në pak se 3 muaj.

Ndërsa një mikja ime ka rekord, humbi 16 brenda muajit.