© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Njohja me faktet themelore të ndihmës së parë mund të ju ndihmojë të shpëtoni jetë, përfshirë edhe vetë jetën tuaj. Kur e gjeni veten në mes të një situate emergjente, është mirë të dini se si ta vlerësoni situatën, çfarë mund të bëni për të ndihmuar dhe madje të dini ndryshimin midis asaj që ndihmon dhe çfarë nuk shërben.

Le të themi se thjesht një garzë është zakonisht më e efektshme se sa një fashë për ndalimin e gjakut kur përballemi me gjakderdhje.

Ne duam që gjithmonë t’ju mbajmë të azhurnuar për mënyrën se si të kujdeseni për veten tuaj, kështu që ne kemi përgatitur disa këshilla të shpejta të ndihmës së parë që një ditë mund të shpëtojnë jetën tuaj!

Plagët

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Kurdoherë që të përballeni me një plagë, gjithmonë duhet të përpiqeni ta ngritni atë mbi nivelin e zemrës. Kjo qetëson ënjtjen dhe ndihmon që lëngu të thahet larg zonës. Nëse plaga juaj është në të pasme, shtrihuni dhe ngritni trupin me jastëkë. Nëse nuk jeni në gjendje të ngritni plagën, përpiquni ta mbani në nivelin e zemrës ose sa më afër që të jetë e mundur.

Djegiet e shkallës së parë

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Djegiet e shkallës së parë, të njohura gjithashtu si djegie sipërfaqësore, ndikojnë vetëm në shtresën e sipërme të lëkurës tuaj. Ndërsa mund të jenë të dhimbshme, ato nuk janë serioze.

Për t’i trajtuar ato, lageni plagën me ujë të vakët. Ndërsa uji i akullt mund të duket i duhuri, ai në të vërtetë mund të shkaktojë më shumë dëme në inde. Pas pastrimit të djegies, aplikoni një pako akulli ose kompresë të ftohtë.

Përdorimi i gjalpit ose yndyrës është një ilaç i vjetër popullor, por që në të vërtetë mund të shkaktojë më shumë dëme në plagë sepse ngadalëson lëshimin e nxehtësisë. Një pastë e bërë nga përzierja e ujit dhe sodës së bukës gjithashtu mund të ndihmojë në çlirimin e nxehtësisë nga djegia.

Sulmet në zemër

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Kur bëhet fjalë për sulme në zemër, ndërhyrja e hershme ndihmon në kufizimin e dëmtimit. Përtypja e një aspirine mund të ndihmojë sepse do të pengojë trombocitet që shkaktojnë mpiksjen e gjakut dhe çojnë në bllokimin e arterieve tuaja.

Kur merrni aspirinë, është e rëndësishme të merrni doza të vogla dhe ta përtypni pilulën në vend që ta gëlltisni atë ose ta merrni me ujë, pasi kjo do ta ndihmojë atë të funksionojë më shpejt. Mundohuni të kontaktoni shërbimet e urgjencës sa më shpejt të jetë e mundur.

Pickimi i bletës

© Depositphotos.com © cheesegr8r / Imgur © Depositphotos.com

Nëse jeni picuar nga një bletë, ju duhet të hiqni thumbin. Ndërsa zakonisht besohet se tërheqja e thumbit nga lëkura minimizon helmin, gjëja më e rëndësishme është koha. Ju duhet të përpiqeni të hiqni majën sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht nëse e gërvishtni atë, e hiqni me me piskatore apo e shtryydhni.

Kur një bletë humbet thumbin e saj, lëshon një aromë që tërheq bletët e tjera në zonë, prej të cilave me shumë gjasa do t’ju bëjnë të mbroheni. Pasi të hiqet thumbi dhe të jeni larguar nga zona, lani plagën dhe aplikoni një kompresë të ftohtë.

Nëse jeni alergjik, përpiquni të mbani në dorë një autoinjktues, ose EpiPen dhe të kontaktoni shërbimet e urgjencës sa më shpejt të jetë e mundur.

Frakturat

© Depositphotos.com

Kur bëhet fjalë për fraktura, mos u përpiqni ta rregulloni plagën, por mbani gjymtyrën të stabilizuar dhe të palëvizshme duke përdorur një allçi dhe mbështjellëse. Gjëja më e rëndësishme është ta mbani atë në të njëjtin pozicion.

Ndërsa një frakturë mund të jetë një zhvendosje e thjeshtë ose një plasaritje, gjithmonë duhet të kërkoni trajtim mjekësor për t’u siguruar që lëndimi nuk është serioz, ose madje të shmangni shkaktimin e dëmtimit të mëtejshëm.

Lëndimet në sy

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Kur lëndoheni, zakonisht gjëja e parë që duhet të bëni është pastrimi i plagës. Sidoqoftë, kur lëndoni syrin, gjëja më e rëndësishme për të bërë është të mbuloni syrin tuaj dhe më pas të kërkoni ndihmë.

Duke provuar të pastroni vetë syrin tuaj mund të rrezikoni të dëmtoni veten edhe më tej, duke shkaktuar dëme të përhershme. Përjashtimi kryesor nga ky rregull është kur kimikatet futen në syrin tuaj, në këtë rast duhet ta shpërlani menjëherë me ujë.

Ciflat

© Arria Belli / Wikimedia Commons © Depositphotos.com © Depositphotos.com

Ashklat apo ciflat janë plot mikrobe dhe lehtë mund të infektojnë lëkurën e hapur, kështu që gjithmonë mos harroni të qëndroni steril kur merreni me to.

Nëse keni një cifël që është e ngulitur plotësisht në lëkurë, së pari duhet ta pastroni zonën me një antiseptik dhe më pas ta shkëputni copëzën me një gjilpërë të sterilizuar me ujë të valë. Pasi të jetë shkëputur, mund ta largoni atë prej lëkure me një psikatore. Më pas, lani zonën me ujë dhe sapun.

Kafshimi i gjarprit

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Në shfaqjet televizive dhe në filma, kur dikush kafshohet nga një gjarpër helmues, reagimi i parë i tyre është të thithin helmin. Realisht, helmi tashmë është futur në rrjedhën e gjakut të viktimës, kështu që kjo nuk do të ndihmojë në të vërtetë.

Kur ju merrni një kafshim nga gjarpri, gjëja më e rëndësishme është të relaksoheni. Ju duhet të mbani rrahjet e zemrës tuaj normative për të ngadalësuar përhapjen e helmit. Në mënyrë të ngjashme, marrja e qetësuesve kundër dhimbjeve në të vërtetë mund të hollojë gjakun dhe ta bëjë që helmi të funksionojë më shpejt.

Kontaktoni menjëherë shërbimet mjekësore për të marrë anti-helmin e duhur; nëse keni nevojë të lëvizni për të marrë ndihmë, sigurohuni të ecni, të mos vraponi, në mënyrë që të qëndroni të qetë. Nëse mundeni, aplikoni vaj kokosi në plagë, pasi mund të ndihmojë në luftimin e baktereve dhe parazitëve dhe fashoni zonën.

Goditjet nga kandili i detit

© Heather Harvey / Flickr © Depositphotos.com

Asgjë nuk mund të prishë një ditë të bukur në plazh sa një kandil deti. Mund të provoni ta shpëlani plagën me ujë të kripur. Ju gjithashtu mund të shpëlani me ujë të nxehtë, uthull ose ta mbuloni plagën me një përzierje me sode buke dhe ujë.

Qymyr druri i aktivizuar gjithashtu mund të ndihmojë në nxjerrjen e helmit të kandilit të detit. Ju mund të keni dëgjuar legjendën popullore urbane se urina mund të përdoret për të trajtuar lëndimet nga kandili i detit. Realisht, urina zakonisht nuk ka acid të mjaftueshëm për të kundërshtuar helmin. Ndërsa ka pretendime se urina mund të zvogëlojë dhimbjen, uji i nxehtë është po aq efektiv.

Plagët

Kur lëndoheni, mund të shqetësoheni sepse mund t’ju ngelë ndonjë shenjë, por ka disa masa që mund të merrni për të mos lejuar që ajo të mbetet. Soda e bukës ka veti dezinfektuese që ndihmojnë në parandalimin e formimit të një shenje, e cila mund të largojë një kore të ngurtësuar dhe madje mund të parandalojë infeksionin.

Kur trajtoni një kore plage me sode buke, është e rëndësishme që gjithashtu të lejoni që plaga të ekspozohet në ajër të hapur. Përveç kësaj, soda e bukës mund të përzihet me ujë për të formuar një antiseptik.

Frymëmarrja artificiale

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Nëse dikush ka ndaluar së marruri frymë, zakonisht ka bllokime në rrugët e frymëmarrjes. Kthejeni personin në shpinë, kontrolloni gojën dhe hiqni gjithçka që mund të bllokojë frymëmarrjen, madje edhe lëngjet.

Për të hapur rrugën e ajrit, ngjitni kokën dhe mjekrën, duke e vendosur dorën pranë majës së kokës ose ballit. Përndryshe, ju mund të kryeni atë që quhet  “mësymje nofulle” duke vendosur gishtat poshtë nofullës dhe duke ngritur nofullën e poshtme, pa lëvizur qafën, për të hapur gojën. Kjo largon gjuhën nga rruga e ajrit dhe ndihmon në zvogëlimin e bllokimit të ajrit. Pas kësaj, anojani kokën derisa të hapen rrugët e frymëmarrjes.

Bonusi: Këshilla për heqjen e fashës

© Depositphotos.com © Depositphotos.com

Ndihma e parë nuk është vetëm e rëndësishme kur lëndoheni në fillim, por edhe gjatë procesit të shërimit. Për ta mbajtur zonën veçanërisht të sigurt, përpiquni të shpërndani ngjitësin duke mbuluar zonën me vaj për fëmijë, duke fërkuar alkool, ose edhe ujë të ngrohtë.

Ju gjithashtu mund të ngrini zonën me kube akulli. Pavarësisht nga tundimi që thjesht ta heqim atë menjëherë, është gjithashtu e rëndësishme që fasho të hiqet ngadalë, pasi në të kundërt rrezikoni të hiqni koren apo edhe të rihapni një shenjë,

Cilat janë disa këshilla të thjeshta të ndihmës së parë që përdorni kur ju ose dikush që njihni lëndohet? Ndajini me ne në komente!