Ju provoni të gjitha këto dieta të njohura që duken të mrekullueshme: ju humbni peshë dhe arrini në formë. Por, për disa arsye, disa javë më vonë ka një problem tjetër me të cilin duhet të përballeni: efekti i ashtuquajtur “rebound” që i bën të gjitha ato kilogramët që keni humbur të rikthehen e madje mund të sjellin disa ekstra.

Ne kemi vendosur t’i ndajmë me ju këto truke të thjeshta që do t’ju ndihmojnë t’i mbani larg kilogramët e tepërt.

Plani juaj i dietës nuk duhet t’ju bëjë që të ndjeheni keq ose t’ju sjellë emocione negative.

© Designed by Ibrandify – Freepik.com

Ju nuk duhet të ndiheni keq kur humbni peshë. Dieta juaj duhet të jetë pa faj. Kjo do të thotë se nëse çdo ushqim që hani gjatë ditës krijon një ndjenjë të fortë faji ose ju bën të dëshironi të ndëshkoni veten pasi keni ngrënë diçka të ëmbël, nuk do të merrni rezultatin e dëshiruar së shpejti. Gjëja më e mirë për të bërë është të hiqni dorë nga dieta të tilla ekstreme.

Hiqni qafe ato ndjenja negative, përqendrohuni te gjërat pozitive dhe mendoni për ato që keni realizuar tashmë. Vazhdoni punën dhe mbani mend se është mirë të mashtroni ndonjëherë dietën tuaj.

Zgjidhni dietat e kontrolluara por jo ato super të rrepta.

© pixabay

Nëse keni vendosur të ndiqni një plan diete shumë të rreptë që ju bën të vuani fizikisht, përgatituni të përjetoni efekte anësore dhe probleme shëndetësore siç janë ankthi, stresi dhe rrjedhimisht rënia e flokëve, trishtimi, nervozizmi, humbja e përqendrimit, dhe rreziku i çrregullimeve të ngrënies.

Ideja më e mirë do të ishte të konsultoheni më parë me dietologun tuaj. Lërini profesionistët të hartojnë një plan ushqimor të përshtatshëm sipas nevojave tuaja dhe aftësive të trupit tuaj.

Vendosni qëllime realiste.

© pixabay

Gjëja e parë që duhet të kuptoni është se humbja e kileve sa më shpejtë të jetë e mundur për t’u dukur po aq mirë sa disa modele brenda një jave nuk është një qëllim realist apo i arritshëm që duhet t’i vendosni vetes.

Mos harroni se është e keqe për shëndetin tuaj të bëni një ndryshim të papritur dhe të plotë në sjelljen tuaj dietike. Është më mirë të bëni hapa të vegjël por të shëndetshëm çdo ditë dhe të bëni përparim të ngadaltë, por të qëndrueshëm. Kjo është mënyra e vetme për të patur një trup të shëndetshëm dhe të bukur sipas struktursë tuaj.

Besoni në fuqinë e mendjes suaj.

© Designed by Dooder – Freepik.com

Mendja juaj luan rolin më të rëndësishëm në arritjen e çdo qëllimi që keni vendosur: me të vërtetë ju ndihmon të kapërceni frikën e dështimit.

Kurdo që të ndjeheni sikur doni të anashkaloni palestrën ose të hani diçka “të ndaluar”, përqendrohuni në qëllimet tuaja dhe përpiquni të mbani mendjen tuaj aktive dhe të angazhuar. Argëtojeni atë, sepse nëse është e mërzitur, do t’ju bëjë të ndjeheni të uritur.

Mos harroni një rregull të thjeshtë: “Më pak është më shumë.”

© pixabay

Edhe pse mund të duket e çuditshme ngrënia e vakteve të vogla të shpeshta gjatë gjithë ditës është çelësi për humbjen e suksesshme të peshës. Kjo ju pengon të ndiheni të uritur dhe aktivizon metabolizmin tuaj.

Mos harroni të gjurmoni përparimin tuaj.

© pixabay

Ju duhet të peshoheni çdo ditë dhe të shënoni të gjitha ndryshimet. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiqni rrugën e duhur dhe të vlerësoni përparimin tuaj, edhe nëse është minimal. Mbani në mend se përparimi i ngadaltë dhe i qëndrueshëm është mënyra ideale për të humbur dhe ruajtu peshën dhe për të përmirësuar zakonet tuaja pa vuajtur shumë.

Dhe po! Ushtrohuni!

Një plan dietë i shëndetshëm do t’ju ndihmojë të humbni peshë. Sidoqoftë, nuk do të fitoni ndonjë masë muskulore ose nuk do të merrni një trup të tonifikuar pa u ushtruar. Ju nuk keni pse të kaloni tërë jetën tuaj në një palestër – thjesht bëni hapa të vegjël dhe përpiquni të bëni diçka që ju pëlqen vërtet.

15 minuta në ditë është një vend i mirë për të filluar! Aktiviteti fizik ju ndihmon vërtet të humbni peshë më shpejt. Përveç kësaj, kjo ju bën të ndjeheni më mirë: zvogëlon rrezikun e disa sëmundjeve dhe përmirëson funksionimin e trurit.