© shutterstock.com

Nëse keni vërejtur disa centimetra shtesë në bel, me patjetër e dini se sa lehtë kjo mund të dëmtojë vetëvlerësimin tuaj. Por nuk është vetëm bukuria juaj ajo që vuan – yndyra e barkut në të vërtetë mund të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet tip 2 dhe disa lloje të kancerit.

Kjo është arsyeja pse ju duhet të përballeni me të sa më shpejt të jetë e mundur. Për fat të mirë, ka disa mënyra për të hequr qafe këto kilogramë shtesë.

Ne kemi mbledhur 7 nga teknikat më efektive të masazhit që do t’ju ndihmojnë t’i thoni lamtumirë yndyrës shtesë në bark.

Stimulon qarkullimin e gjakut në bark.

© shutterstock.com © shutterstock.com
  • Fërkoni duart tuaja së bashku për të gjeneruar nxehtësi në sipërfaqen e gishtërinjve dhe pëllëmbëve.
  • Kur duart tuaja janë mjaft të ngrohta, filloni t’i fërkoni në rrotullime në drejtim të akrepave të orës dhe në të kundërt, rreth kërthizës.
  • Bëjeni këtë masazh për 2-3 minuta.

Largoni fryrjen.

© shutterstock.com © shutterstock.com
  • Gjeni pikën që ndodhet 4 gishta mbi kërthizën tuaj.
  • Masazhojeni këtë pikë për 2-3 minuta në drejtim të akrepave të orës dhe për të njëjtën sasi të kohës në anën e kundërt.

Bëni belin më të hollë.

  • Vendosni të dy duart në të dy anët e barkut me pëllëmbët përballë njëra-tjetrës.
  • Shtyjini duart drejt njëra-tjetrës ndërsa shtrëngoni barkun mes tyre.
  • Bëjeni këtë 3-5 herë.
  • Pastaj kapni barkun me të dy duart dhe shtrëngoni stomakun.
  • Bëjeni këtë për 10-15 sekonda.

Largoni dhjamin

  • Kapni zonën tuaj të barkut me të dy duart njëkohësisht në të dyja anët.
  • Vazhdoni të bëni këto kapje të vogla në të gjithë stomakun tuaj dhe pjesën e poshtme të barkut.
  • Bëni këtë masazh për 2-3 minuta.

Bëni kullimin limfatik.

© shutterstock.com © shutterstock.com
  • Vendosni majat e gishtërinjve në anët e barkut dhe ngadalë filloni të bëni masazh në drejtim të mesit dhe lart drejt zemrës suaj.
  • Përsëriteni 5-10 herë.
  • Pastaj vendosni duart në të dy anët e të pasmeve tuaja dhe përdorni gishtat për të shtrirë lëkurën lart drejt sqetullave tuaja.
  • Pasi të keni shtrirë lëkurën drejt këllkut, lëvizni dorën lart dhe përsëriteni.
  • Realizojeni këtë 5-7 herë përgjatë secilës anë të trupit tuaj.

Provoni masazh kinez.

© shutterstock.com © shutterstock.com
  • Vendosni njërën dorë mbi kërthizën tuaj.
  • Duke përdorur presion të fortë, përdorni 2 gishtat tuaj për të masazhuar kërthizën në qarqe të vogla. Zgjeroni gradualisht qarqet, duke u larguar nga kërthiza në anë.
  • Kryeni masazhin për 2 minuta.

Përdorni pikat e presionit.

© shutterstock.com © shutterstock.com
  • Ju mund të gjeni Ren 6, Ren 4 dhe Ren 3 pika rreth 3, 5 dhe 7 centimetër nën kërthizën tuajt.
  • Pikat Ki 16 janë të vendosura në të dyja anët e kërthizës tuaj, rreth 1,27 cm larg tij.
  • Pikat Zigong mund të gjenden në të dy anët e barkut tuaj rreth 7 cm nën kërthizë dhe 5 cm në secilën anë.
  • Vendosni 2 gishta në pikë dhe masazhoni butësisht zonën. Pastaj, shtypni dhe mbajini gishtat për disa minuta. Përsëriteni me secilën pikë.

Bonusi: Si të bëni një bark të sheshtë më shpejt

© Stocktrek Images / Getty Images © Stocktrek Images / Getty Images
  • Pozicioni më efektiv për të bërë masazhin është shtrirë në shpinë në një shtrat ose në dysheme. Mund ta bëni edhe kur qëndroni para një pasqyre.
  • Asnjëherë mos e bëni masazhin menjëherë pas ngrënies.
  • Për rezultatet më të mira, masazhoni barkun dy herë në ditë – para mëngjesit dhe pak para gjumit.
  • Për të rritur efektin, përpiquni të përdorni një përzierje të vajrave thelbësorë dhe grejpfrutit kur kryeni masazhin.

Paralajmërim: Mos e bëni masazhin nëse po përjetoni dhimbje stomaku ose vuani nga sëmundje si mpiksje gjaku në këmbë ose zemër, probleme të veshkave, osteoporozë, presion të lartë të gjakut, endometriozë ose infeksione inflamatore.

Cilat nga këto teknika masazhesh do të përfshini në rutinën tuaj të përditshme? Apo ndoshta ju dini mënyra të tjera efektive për të hequr qafe yndyrën e barkut pa bërë ushtrime? Ju lutemi ndani ato me ne në komente!