©shutterstock

A hidhesh përpjetë për t’u çuar nga shtrati në mëngjes? Apo ka më shumë gjasa ta fikësh butonin e alarmit çdo 5 minuta derisa vjen momenti që absolutisht duhet të çohesh nga shtrati, duke e mallkuar gjithë këtë padrejtësi të botës ndaj teje?

Cilido prej rasteve qofsh ti, ajo çfarë po ndodh në fshetësi të plotë dhe jashtë vëmendjes tënde, është sepse ne jemi të gjithë në mëshirën e ritmive cirkadiane individuale.

©Getty Images

Ky ritëm është pjesë e orës tënde trupore biologjike dhe ndryshon nga një person te tjetri. Është ky ritëm që e vendos nëse ti je më shumë i kënaqur të shtrihesh vonë për të fjetur (dhe të zgjohesh vonë gjithashtu) apo të kërcesh nga shtrati sapo del dielli (ose pa dalë akoma), i kthjellët dhe i freskët.

Edhe pse nuk mund ta kontrollojmë ritmin tonë cirkadian, njohja më e thellë e mënyrës sesi trupi ynë funksion në lidhje me të, jo vetëm që do ta bëjë gjumin tuaj më cilësor por do t’i rrisë fuqishëm shanset që të zgjohesh e relaksuar dhe e kthjellët.

Po të marrim parasysh sesa shumë prej kohës së jetës sonë e kalojmë në gjumë – 26 vite mesatarisht – është e habitshme sesa pak të informuar jemi në lidhje me gjumin.

Në këtë artikull do të zbulojmë disa të vërteta në lidhje me gjumin dhe do të vërtetojmë përse fraza ‘gjumi është energji’ është shumë e vërtetë, dhe që do të na shtyjë të kuptojmë pse është kaq thelbësor për shëndetin fizik dhe lumturinë e mendjes.

Ajo për të cilën mund të keni dëgjuar apo lexuar në artikuj të ndryshën te Super Shëndeti është se gjumi është baza për shëndetin mendor, forcimin e imunitetin dhe fertilitetit, dhe rregullimin e peshës tonë. Ndoshta mund të dini edhe se gjumi ndihmon në riparimin dhe rigjenerimin e systemeve dhe organeve, dhe fuqizon kujtesën.

©Getty Images

Por gjërat janë më të thella se kaq, sepse rreziku i prekjes nga një atak kardiak, është 45% më i lartë, pavarësisht nga stili i jetës që bëni, nëse personi vuan nga mungesa e gjumit. Punëtorët që flinin 6 orë gjatë natës ose mëpak u zbulua se ishin 500% më shumë të prirur për goditje në zemër sesa ata që flinin plot 8 orë, sepse në momentin kur ne humbim disa orë gjumi për natë, presioni i gjakut rritet. Ky i fundit dëmton enët e gjakut duke i tejzgjatur ato. Kur kjo gjë ndodh sistematikish për një kohë të gjatë, ne jemi në rrezik të madh për problemi me zemrën.

©Alamy

Por nuk është fjala vetëm për rreziqet që janë të fshehtura atje larg përpara në kohë, por edhe këto shqetësimet e tanishme nëse humbim orët tona të vyeshme të gjumit. Njëra prej tyre që është pasojë e menjëhershmë e mungesës së gjumit është prishja e përqëndrimit. Në disa situata ky i fundit, mund të na kushtojë jetën. Kërkimet kanë vërtetuar se shoferët që kishin konsumuar pije mbi normën ligjore (për drejtimin e mjetit) kishin të njëjtat nivele përqëndrimi me ata që nuk ishin ngopur gjatë natës me gjumë. Të dyja grupet, rezultuan të papërshtatshëm për drejtimin e mjetit, e nëse do ta bënin, do të ishte rrezik për të tjerët dhe veten.

Pse shoqëria është e ndërtuar në favor të zogjve të mëngjesit

©Alamy

Nuk janë vetë çështjet e shëndetit mendor dhe fizik në këtë llogari kur shqyrtojmë fenomenin e gjumit. Shoqëria në tërësi është e strukturuar në mënyrë të tillë që i favorizon pozitivisht ata që zgjohen herët, dhe i penalizon ata që zgjohen vonë. Kjo mënyrë e strukturimit të jetës fillon që në shkollë fillore, pastaj me universitetin dhe me oraret e punës.

Ndoshta e keni vënë re se jeni shumë keq me përqëndrimin në mëngjes, ndërsa në mbrëmje jeni super produktiv dhe funksional. Por guxoni t’ja thoni shefit tuaj këtë gjë, në një kohë kur gjithë të tjerët duhet të jenë në ora 9:00 në zyrë çdo mëngjes, ose kur klientët tuaj dëshirojnë një takim në mëngjes me ty.

Gjithsesi, nuk është i pabazuar sugjerimi se ata që zgjohen herët kanë avantazhe në jetë. Është vërtetuar tashmë shkencërisht se ata që zgjohen herët kanë Top Performancë në universitet dhe marrin vlerësime më të larta sesa ata që zgjohen vonë. “Jetojmë në shoqërinë e mëngjeseve” fiks koha kur bufi i natës dëshiron më së shumti të shtrihet në gjumë.

Pse bufi i natës është gjithnjë i lodhur

©shutterstock

Ndërkohë që zogjtë e mëngjesit janë të zënë dhe produktiv gjatë harkut të ditës, bufët e natës – që përbëjnë 30% të popullatës – janë të detyruar ta ndjekin këtë ritëm, edhe pse është kundër ritmit të trupit të tyre. Ky ritëm nuk dikton vetëm gjumin, por oreksin dhe etjen, gjendjen metabolike, deri diku edhe ulje ngritjet emocionale gjithashtu. Gjërat janë serioze pra, sepse nëse je një person që natyrshëm ulesh vonë për të fjetur, dhe zgjohesh vonë në mëngjes, të ecësh kundër këtyre ritmeve të natyrshme, mund të afektojë jo vetëm sa orë gjumë bën, por edhe peshën tënde, niveli i energjive, gjendjen emocionale.
“Të qënit të pasinkronizuar me oraret e botës i vendos bufët e natës në një pozion rreziku: ata duhet të zgjohen herët edhe pse kanë fjetur vonë. Kështu, ata janë gjithë kohës të pangopur me gjumë, që i bën ata shumë të mundshëm të vuajnë nga disa sëmundje, përfshirë diabetin, depresionin, dhe kanceri.”

Kur i mendon gjërat kështu, të jesh një buf nate në një shoqëri të orientuar nga zogjët e mëngjesit do të thotë shumë herë më shumë sesa disa hapje goje extra në autobusin e punës, ai ndikon thellësisht jetesën dhe shijimin e jetës.

Si ta shoqëroni, në vend që ta kundërshtoni, ritmin tuaj cirkadian

©Getty Images

Edhe pse ti nuk mund të kalosh brenda një natës nga buf në zog, disa këshilla ekspertësh mund të jenë të mira për ta përmirësuar gjumin e natës sa të jetë e mundur. Kur të kemi mësuar ta shoqërojmë ritmin tonë me këto ndryshime, do të zgjohemi më të freskët e më të kthjellët, e të gatshëm për ta nisur ditën, çdo ditë.

Puna e parë, nëse duam të kemi një gjumë më cilësor, ne duhet të marrim parasysh reduktimin dhe eliminimin e konsumit të alkoolit. Edhe pse një gotë mund të na ndihmojë të biem në gjumë, cilësia e gjumit do të bjerë drastikisht, çrregullim frymëmarrjen ndërsa flemë, dhe për më tepër na zgjon gjatë natës.

Duhanpirja duhet të shmanget gjithashtu. Si një stimulante, konsumi i nikotinës nënkupton se duhanpirësit e bëjnë gjumin më të lehtë sesa jo-duhanpirësit, dhe zgjohen më herët për shkak të saj.

©Alamy

Ne mundemi të ndërmarrim edhe disa masa proaktive në këtë drejtim për një gjumë më cilësor, sidoqë ta konsiderojmë veten, buf nate, apo zog mëngjesi. Mbajtja e një temperature të ulët në dhomën e gjumit, të bësh një dush përpara se të flesh, dhe të marrësh me shumicë rreze dielli gjatë ditës janë të gjitha taktika të cilat janë vërtetuara që jo vetëm t’ju përcjellin ëmbëlsisht në gjumë, por sigurojnë edhe një gjumë të thellë dhe rigjallërues.

Ne shpresojmë që ju të keni mësuar diçka në lidhje me shkencën e gjumit dhe sesi të gjithë ne mund të flemë pak më mirë. Nëse dëshironi që edhe miqtë tuaj të dinë për ritmin cirkadian, ne ju rekomandojmë fuqimisht ta shpërndani me ta këtë informacion.