©deposiphotos

Të gjithë e dimë se ngrënia e frutave dhe perimeve luan një rol jetësor jo vetëm në shëndetin tonë të përgjithshëm, por edhe në pamjen e lëkurës sonë. Por a e dini se disa fruta të caktuara janë veçanërisht miqësore për lëkurën?

Ne po ju sjellim 11 ushqimet më të mira që duhet të konsumoni nëse doni lëkurë të shëndetshme dhe për të ndezur shkëlqimin e brendshëm (dhe kush nuk e dëshiron këtë, apo jo?).

Boronicat

© Maja Petric

Superushqimi origjinal është një burim fantastik i antioksidantëve, dhe i pasur me fibra dhe vitamina A dhe C, dhe duke i shtuar këto në dietën tuaj do të bëjnë gjëra të shkëlqyera për lëkurën tuaj.

Mollët

© pixabay

Ato mund të mos jenë një super-ushqim i ri, por molla është ende një nga të preferuarat e lëkurës tuaj për arsyet më të mira. Për lëkurë rinore zgjidhni varietetin Red Delicious, i cili ka përmbajtjen më të lartë të kolagjenit për të promovuar elasticitetin e lëkurës.

Shalqiri

© something.from.nancy.

Me verën shumë pranë, ne nuk mund të presim që të hamë përsëri shalqi të freskët. I ëmbël dhe freskues, me mbi 90% përmbajtje uji, ngrënia e këtij fruti të shijshëm do të hidratojë lëkurën tuaj nga jashtë.

Bananet

© esra su

Bananet janë një nga burimet më të mira të kaliumit, një mineral i cili është thelbësor për të ruajtur ekuilibrin e lagështisë së lëkurës tuaj. Lëkura e thatë është një simptomë klasike e mungesës së kaliumit, kështu që përpiquni të përfshini një banane si pjesë të kosumit tuaj ditor të frutave.

Ananasi

© pixabay

Ananasi është përdorur për vite me radhë në disa kultura si një bimë medicinale, pasi ato janë fruti i vetëm që dihet se përmban një enzimë të quajtur bromelain, e cila lufton inflamacionin e lëkurës dhe ënjtjen.

Luleshtrydhet

© Danielle MacInnes

Pafundësisht të shijshme. E kush mund t’i rezistojë një tasi me luleshtrydhe të pjekura? Merrini, duke e ditur që lëkura juaj do t’ju falënderojë më vonë. Këto bukuroshe të kuqe janë veçanërisht të pasura me acid ellagik, i cili lufton kundër dëmtimit UV dhe rrudhave.

Papaja

© pixabay

Papaja është një frut që shpërthen praktikisht me vitaminë A dhe enzimë papain, e cila ndihmon për të prishur proteinat joaktive dhe për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës.

Kivi

© © © © Kyle McDonald

Është zyrtarisht fruti që përmban më shumë vitaminë C, përbërës kryesor i lëkurës për gjallëri dhe shkëlqim.

Shega

© Stefan Nicolae

Ashtu si boronica, shegët gjithashtu janë pajisur me titullin e merituar të ‘superushqimit’. Si një tjetër ushqyes qëndror, ato përmbajnë komponime të fuqishme kundër plakjes, të cilat ndihmojnë në stimulimin e rigjenerimit të qelizave të lëkurës.

Qershitë

© manu camargo

Qershitë (përveç se janë jashtëzakonisht të shijshme) përmbajnë një përqendrim më të lartë antioksidantësh se çdo frut tjetër, duke ndihmuar në luftimin e radikalëve të lirë dhe kështu ngadalësojnë procesin e plakjes.

Patatet

Për të hequr qafe shenjat e errëta poshtë sqetullave fshini ato me një pjesë të një patate për rreth 10 minuta, dhe pastaj shpërlajeni zonën me ujë të vakët. Patatja ka veti të buta acidike që veprojnë si agjent i shkëlqyeshëm zbardhues natyral.