Simptomat e pagjumësisë prekin 1/3 e popullatës së përgjithshme. Dhe kjo mund të çojë në pasoja shumë të rënda. Prandaj, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi bini në gjumë dhe të përpiqeni të krijoni një zakon të mirë. Shumë njerëz i drejtohen ilaçeve për ndihmë, por ne dëshirojmë të sugjerojmë një mënyrë tjetër për të zgjidhur problemin.

Përkatësisht, një masazh këmbësh për t’ju ndihmuar të bini në gjumë më shpejt. Dhe ne duam të ndajmë me ju disa teknika që do t’ju marrin shumë pak kohë, por do t’i hapni rrugën gjumit të rehatshëm të natës.

Michele Stevens, një reflexolog, shpjegon se si të bëni një vetë-masazh në disa hapa. Ne gjithashtu shtuam edhe disa teknika të tjera për ju, të cilat mund t’i kombinoni me këshillat e Michele.

Hapi 1

Mund të filloni me pikën në majë të gishtit të madh. Masazhoni pikën në lëvizje rrethore. Pastaj shtypeni pak dhe mbajeni për disa sekonda.

Hapi 2

Tani masazhoni gishtin e madh të dorës dhe të këmbës. Filloni nga ana e këmbëve tuaja dhe lëvizni nga poshtë lart. Pastaj shkoni në qendër dhe pastaj në anën tjetër të shputës. Përsëriteni të paktën 3 herë.

Hapi 3

Masazhoni pjesën e sipërme të këmbës. Kaloni deri tek gishtat e këmbëve, duke bërë presion në të gjitha pjesët e jastëkut të këmbës. Përsëritni këto veprime disa herë.

Hapi 4

Masazhoni mesin e këmbës. Për ta bërë këtë, shtypni gishtin e madh mbi këmbën tuaj, nga njëra anë në tjetrën në lëvizje rrethore. Përsëriteni të paktën 3 herë.

Hapi 5

Masazhoni qendrën e këmbës me gishtin e madh në lëvizje rrethore. Pastaj shtypni këtë pikë dhe mbajeni për disa sekonda.

Hapi 6

Tërhiqni butësisht çdo gisht në këmbë. Filloni me gishtin e madh. Përsëriteni disa herë. Ju gjithashtu mund të bëni masazh midis gishtërinjëve.

Hapi 7

Ju duhet të gjeni pikën më të lartë të këmbës tuaj në pjesën e brendshme të saj. Numëroni 4 gishta gjerësi nga kjo pikë e lart. Tani shtypni pas kockave dhe masazhoni në lëvizje rrethore për 5 sekonda. Gratë shtatzëna duhet të shmangin këtë pikë presioni.

Hapi 8

Ju duhet të shtriheni në shpinë dhe të përkulni gjunjët. Merrni këmbën në dorë dhe ktheni majat e gishtërinjve. Do të ketë një presion në një pjesë të vetme të këmbës suaj. Aplikoni presion në këtë pikë dhe masazhoni në lëvizje rrethore. Përsëriteni me këmbën tjetër.